Myftiu Tërnava mori pjesë në iftarin e shtruar në Podujevë Prishtinë, 6 qershor 2018 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava me bashkëpunëtorë mori pjesë në iftarin e shtruar në Podujevë, ku të ftuar ishin administrata e KBI-së së Podujevës dhe imamët. Myftiu Tërnava i falenderoi imamët për kontributin dhe angazhimin që po japin për organizimin dhe mbarëvajtjen e jetës fetare në këtë rajon, njëherit ua rikujtoi atyre përgjegjësinë dhe emanetin që kanë mbi supe.