Cyrih, 20 maj 2019

Ekrem ef. Simnica-drejtor për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, më 20.05.2019 vizitoi Qendrën Islame Shqiptare “Sunnah” në Cyrih – Zvicër, ku përveç të tjerash mbajti ligjëratë pas namazit të akshamit dhe fali namazin e jacisë dhe namazin e teravive.

Ai u shpreh: ”Sot isha mysafir në xhematin e hoxhës së përkohshëm z. Remzi Halimi. Kaluam çaste të paharrueshme me këtë xhemat dhe kryesi të mrekullueshme,në emër të BIK-ut, në emër të organeve dhe institucioneve të tij dhe në emrin e Myftiut Tërnava, i uruam për muajin e Ramazanit, duke e lutur të Madhin Zot për agjërim të pranuar. Gjithashtu i falenderova për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm të tyre për vendlindjen dhe për institucionet tona fetare-arsimore: Medresenë “Alauddin” dhe Fakulltetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Allahu e shpërbleftë kryetarin e xhamisë z. Qamil Xhelili, kryesinë e nderuar dhe xhematin për respektin dhe nderin e treguar ndaj nesh.Ne i siguruam në emër të BIK-ut për një bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…