Zyrtarë komunalë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, më 20 nëntor, kanë pritur në një takim përfaqësues nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, drejtorin e Kulturës, Ramadan ef. Shkodra dhe përgjegjësin për botime, Agim Gashi, me këtë rast ata i kanë dhuruar mbi 100 tituj të librave në tre ekzemplarë bibliotekës së qytetit të Mitrovicës “Latif Berisha”.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Mitrovicës, Irfan Krasniqi dhe Rexhep Lushta.
Me këtë rast, zyrtarët nga DKRS-ja kanë falënderuar përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës për gatishmërinë e tyre që të mbështetin bibliotekën e qytetit me tituj të rinj letrarë, duke thënë se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe lexuesit e qytetit janë shumë mirënjohës për librat e dhuruar.
Ndërsa përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë prezantuar ekzemplarët e librit, duke theksuar se librat i kanë dhuruar për qytetarët mitrovicas me shumë dëshirë dhe që kjo të ndikojë edhe në shtimin e numrit të lexuesve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…