Myftiu vizitoi ambasadën e Kosovës në Rijad 19 nëntor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë ditës së sotme të qëndrimit në Rijad të Arabisë Saudite, vizitoi ambasadën e Kosovës në Rijad.Ai dhe delegacioni i BIK-ut u pritën nga ambasadori i Kosovës, z.Lulzim Mjeku, i cili i falënderoi për viziten në ambasadë si dhe konsideroi kontributin që BIK-u po jep për ndërtimin e paqes, harmonisë, bashkëjetesës e të tolerancës mes popujve dhe feve. Ambasadori Mjeku e njohu Myftiun për së afërmi me punën dhe me aktivitetet që zhvillon Ambasada e Republikës së Kosovës në Rijad. Ndërkaq, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, shprehu kënaqësinë e tij për vizitën që i bëri ambasadës dhe për takimin me ambasadorin Mjeku dhe me punonjësit e tjerë në ambasadë. I uroi për punë të mbarë dhe për mision të susksesshëm në vendin mik të Kosovës.Ne takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqiperisë z. Sami Shiba.Ambasadori kosovar, për nder të Myftiut Tërnava, shtroi drekë për delegacionin e BIK-ut dhe për mysafirët e tjerë.