Prishtinë, 10 dhjetor 2015
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovës, z. Gernot Pfandler të cilit fillimisht i uroi sukses në detyrën e ambasadorit në vendin tonë.
Myftiu Tërnava tha se miqësia në mes dy popujve është e hershme, ndërsa shtoi se populli ynë është mirënjohës për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën.

“Bashkësia Islame e Kosovës ndër prioritet kryesore ka kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimin ndërfetar e ndërnjerëzor  që besimtarët tanë të mos preken nga ekstremizmi. Ekstremizmi, dhuna, urrejtja e terrorizmin nuk ka asgjë të përbashkët me mësimet islame dhe traditën e Pejgamberit tonë,  andaj është përgjegjësi e jona që besimtarëve t’ua sqarojmë drejt fenë islame, larg interpretimeve të ngushta dhe ekstreme që fenë e përdorin  për interesa tjera.”-tha myftiu Tërnava.
Ambasadori Gernot Pfandler falënderoi myftiun për pritjen, dhe shprehu interesimin për organizimin dhe funksionimin e BIK-ut. Ai më tutje tha se institucionet dhe prijësit fetarë kanë rol të rëndësishëm në edukimin shpirtëror të masës së gjerë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…