TELEGRAMNGUSHËLLIMI Prishtinë, 8 dhjetor 2015Arkidioqezës Tiranë -Durrës TELEGRAMNGUSHËLLIMIMe rastin e kalimin në amshim të z. Rrok Mirditës- Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Tiranë – Durrës, Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës ngushëllon Kishën Katolike të Shqipërisë, mesharët dhe gjithë besimtarët katolikë, për humbjen e prijësit të devotshëm e të përkushtuar ndaj fesë, popullit e atdheut. Arqipeshkivi Rrok Mirdita ka qenë një njeri i përkushtuar, i urtë dhe i devotshëm, që ka kontribuar në fisnikërimin e popullatës, kultivimit e dashurisë, respektit, tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar e ndërnjerzor.Populli ynë gjithherë ka dhënë njerëz të urtë, vizionarë, të dituar e të devotshëm. I tillë ka qenë edhe Arqipeshkvi Rrok Mirdita.Kisha dhe besimtarët katolik kanë humbuar prijësin e tyre të dashur e të respektuar; komunitetet tjera fetare humben një bashkëpunëtor, një mik e një bashkudhëtar të paçmuar; ndërsa populli shqiptar humbi një bir të urtë e të devotshëm. Prandaj,j dhimbja është e përbashkët për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë.Të gjithëve, edhe njëherë, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta! Myftiu i KosovësNaim ef. Tërnava