Ballina Lajme Në prag të ramazanit mbledhje me arkëtarët e këshillave vendor

Në prag të ramazanit mbledhje me arkëtarët e këshillave vendor

Udhëheqësi i shërbimit financiar të Kryesisë së BIK Kasim Gërguari
Në prag të ramazanit mbledhje me arkëtarët e këshillave vendor


Në kuadër të përgatitjeve për muajin e madhëruar të Ramazanit, më datë 21 qershor 2012, udhëheqësi i Shërbimit Financiar të Kryesisë së BIK-së, ka takuar nëpunësit/arkëtarët e këshillave vendor të BI-së.
Në këtë takim, Kasim ef. Gërguri, para arkëtarëve të këshillave vendor ka prezantuar strategjinë e veprimit gjatë muajit të Ramazanit për shërbimin financiar në nivel këshillash dhe në nivelin qendror.

 

{jathumbnail}Po, ashtu para arkëtarëve u shpalos edhe projekti për menaxhimin e të hyrave që krijohen gjatë Ramazanit dhe pas tij. “Detyrë kryesore mbetet grumbullimi i sadakatul-fitrit, zeqatit për fondet e Bashkësisë Islame të Kosovës, ngase vetëm falë këtyre fondeve bëhet e munduar funksionimi normal i Medreseve anekënd Kosovës, pastaj funksionimi i Fakultetit të Studimeve Islame, si dhe e gjithë veprimtaria dhe aktiviteti i Bashkësisë Islame të Kosovës”. – tha ndër të tjerash, udhëheqësi financiar i Kryesisë së BIK-së, Kasim ef. Gërguri.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi Këshillin e BI të Prishtinës dhe atë të Podujevës

Prishtinë, 02 qershor 2020 Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Nai…