Prishtinë, më 22 prill 2022
Drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, për xhuma u prit në xhaminë “Paqja” në Schwamendingen të Cyrihut, nga imami, Fahredin ef. Bunjaku, kryetari Afrim Berisha, anëtarët e Kryesisë, si dhe nga xhemati inderuar.
Përfaqësuesi i BIK-ut, mbajti edhe një ligjëratë me këshilla dhe mësime rreth dhjetëshit të fundit të muajit Ramazan, para namzit të xhumasë. Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica, në ligjëratën e tij, theks të veçantë i kushtoi punës dhe veprimtarisë së institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai shfaqi shpresën dhe bindjen e tij se kjo mërgatë do të vazhdojë kontributin e saj edhe përgjatë viteve të ardhshme, sa herë që të jetë nevoja.
Ndërsa imami Fadil ef. Musliu, mbajti ligjëratë rreth dobive të dhjetënetëshit të fundit të Ramazanit, dhënies së sadakasë, zekatit etj., për t’iu prirë më pas në hytbe dhe për namazin e xhumasë në xhaminë Bülah.