Prishtinë, më 22 prill 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti.

Kryeministri Kurti e uroi Myftiun Tërnava për muajin Ramazan, duke e cilësuar këtë muaj si muaj të bashkësisë dhe solidaritetit me ata që janë në pozitë ekonomike më të vështirë. Ai uroi përzemërsisht Myftiun dhe gjithë besimtarët myslimanë për përmbushjen shpirtërore, si dhe për agjërim të lehtë gjatë ditëve të mbetura të këtij muaji.

Ai gjithashtu e falënderoi Myftiun Tërnava dhe gjithë Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre dhënë për respektimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke theksuar se ky Ramazan tashmë na gjen në një gjendje më të mirë të shëndetit publik.

Myftiu Tërnava falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen, duke theksuar se Bashkësia Islame e Kosovës edhe më do të jetë e përkushtuar që në Kosovë të mbretërojë paqja dhe harmonia ndërfetare për të gjitha komunitetet që jetojnë këtu.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…