Prishtinë, më 22 prill 2022

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti sot në takim përfaqësuesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, Mustafa Uğur Özyaramış, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Bashkësinë Islame të Kosovës për të marrë pjesë në shpërndarjen e pesë mijë pakove ushqimore gjatë këtyre ditëve të Ramazanit për familjet me gjendje të rëndë socio ekonomike.

Kryeimami Sahiti falënderoi z. Özyaramis për vizitën dhe për këtë ndihmë kaq të madhe që populli dhe shteti turk në këtë muaj të solidaritetit ka shtrirë dorën e ndihmës për familjet nevojtare në Kosovë.

Nga ana e tij, z. Mustafa Uğur Özyaramış, falënderoi kryeimamin për mikpritjen dhe për bashkëpunimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve, edhe në fushën humanitare, përveç asaj në fushën e trashëgimisë kulturore.

Pakot ushqimore të ardhura nga Turqia gjatë këtyre ditëve do të shpërndahen nga shoqata “Bereqeti” në bashkëpunim me këshillat e Bashkësisë Islame në koordinim me komunat e Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…