Prishtinë, më 22 prill 2022

Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka filluar sot me shpërndarjen e 400 pakove të tjera ushqimore për familjet nevojtare, donacion ky nga Mbreti i Arabisë Saudite, Selman Bin Abdul Aziz Al Saud.
100 pako të tilla u shpërndanë sot në Prishtinë, për nder të 10 netshit të fundit të Ramazanit.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Faisal Ghazi Ismail Hifzi morën pjesë në shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore.
Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë tha se ndjehet i lumtur që është pranë qytetarëve të Kosovës me këto dhurata simbolike.
“Jam i nderuar që sot jam këtu para jush për të inauguruar projektin për shpërndarjen e pakove ushqimore, projekt ky i cili realizohet në 94 vende të botës. Ky projekt vjen si iniciativë për të qenë afër popullit të Kosovës, si përkrahje nga Mbretëria e Arabisë Saudite, duke pasur parasysh ngritjet e çmimeve dhe nevojave që ka populli i Kosovës. Andaj kemi vendosur që t’u qëndrojmë pranë në këto ditë të vështira.”

Në anën tjetër, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava falënderoi përzemërsisht Mbretërinë e Arabisë Saudite për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Bashkësisë Islame dhe shteti të Kosovës.


“Dëshiroj të falënderoj Arabinë Saudite për ndihmat e vazhdueshme që i ka dërguar Kosovës si ato para luftës, po ashtu edhe për ato pas luftës. Një bashkëpunim dhe një koordinim me Bashkësinë Islame në veçanti me shoqatën ‘Bereqeti’ me emër të Zotit do të vazhdojë edhe në të ardhme. Bashkësia Islame e Kosovës i është mirënjohëse për ata se çfarë ka bërë, por edhe në atë se çfarë është duke bërë si në ndihma humanitare ashtu edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata të huaja.”


Gjatë muajit Ramazan, Mbretëria e Arabisë Saudite në bashkëpunim me Shoqatën “Berqeti” e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë shpërndarë edhe 2 mijë pako të tjera ushqimore për familjet në nevojë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…