Prishtinë, më 22 prill 2022

Delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës për diasporën, i përbërë nga drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut dhe imami Fadil ef. Musliu, ka qëndruar për vizitë në Zvicër. Me këtë rast, drejtori Simnica vizitoi Qendrën Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, ku përcolli urimet dhe përgëzimet e Myftiut Tërnava për muajin Ramazan, duke lutur Allahun që të na i pranojë adhurimet që i kryejmë gjatë këtij muaji.

Ai më pas përmendi edhe punët dhe veprimtaritë e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë të Drejtorisë së Diasporës, duke falënderuar kështu të gjithë mërgimtarët për kontributin e tyre të vazhdueshëm dhënë për vendlindjen e tyre në përgjithësi, por edhe për institucionin e BIK-ut në veçanti. Drejtori Simnica shprehu bindjen e tij se kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen sa herë që të jetë e nevojshme një gjë e tillë.

Ndërkaq, imami Fadil ef. Musliu ka vizituar xhaminë “Sunnah” në Dietikon, në të cilën mbajti një ligjëratë rreth mirësive të shumta të muajit Ramazan. Ligjërata e tij u fokusua më shumë te dhjetëshi i fundit i muajit Ramazan, duke folur kështu për rëndësinë dhe vlerën që ka ky dhjetëditësh, e sidomos për vlerën që ka Nata e Kadrit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…