(Raport i përmbledhur për 29 prill 2020)
Aksioni humanitar “Sofra e Ramazanit 2020” që po organizohet nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, është duke ecur mbarë e mirë. Bereqeti është bërë adresë e sigurt ku bamirësit e vullnetmirët qoftë nga Kosova por edhe diaspora vazhdojnë të derdhin mjetet e tyre duke ndihmuar këtë aksion humanitar dhe duke iu përgjigjur pozitivisht kësaj iniciative të nisur nga SHHB “Bereqeti”.
Me këtë rast SHHB “Bereqeti” falënderon të gjithë kontribuuesit e deri tanishëm duke lutur Zotin xh.sh., që tua shtojë bereqetin dhe suksesin këtyre bamirësve por edhe tjerëve që do të ndihmojnë gjatë ditëve në vijim.
Dino Company në Lipjan dhuroi 750 euro
Coca Cola HBC Kosova në Lipjan dhuron 1700 komplete, me 40800 kënaqe
Aksioni humanitar ka filluar më 11 prill dhe vazhdon deri më 1 maj.