Prishtinë, 2 maj 2020

Aksioni humanitar nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” “Sofra e Ramazanit 2020” ka përfunduar, me sukses të plotë. Ky aksion humanitar ishte mbështetur nga Bashkësia Islame e Kosovës. Gjatë këtij aksioni humanitar u tejkalua numri i pakove të planifikuara falë dorës bamirëse të popullit tonë ku u mblodhën rreth 20 mijë pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në të gjitha komunat e Kosovës. Behxhet ef. Ajvazi, drejtori i SHHB “Bereqeti ka falënderuar të gjithë donatorët, bamirësit dhe vullnetmirët qoftë nga Kosova apo edhe nga diaspora për përgjigjen pozitivë dhe ndihmat që kanë dhënë që ky aksion humanitar të kurorëzohet me sukses. Ai tha se aksioni ka përfshirë edhe familjet që më herët nuk ishin në nevojë por për shkak të situatës së pandemisë së COVID-19, ku gjendja e tyre ekonomike është renduar. “Ne në koordinim me Kryesinë e BIRK-ut synuam që në këtë aksion t’i tubojmë 10 mijë pako ushqimore dhe higjienike, por falë mbështetjes së donatorëve dhe bamirëse të cilët iu përgjigjën aksionit humanitar , ne arritëm që të tejkalojmë shifrën e synuar dhe tanimë ne vetëm se kemi filluar me shpërndarjen dhe punët janë duke ecur mjaftë mirë në shpërndarjen e këtyre ndihmave në tërë territorin e Kosovës dhe amanetin e donatorëve dhe bamirësve e kemi çuar në vend” ka thënë drejtori Ajvazi.

Edhe këshilltari i Muftiut Tërnava, Vedat Sahiti ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë mbështetur këtë aksion humanitar duke u lutur që Zoti tua shtojë të mirat dhe t’i begatoj në dy jetët.” Kryesia e BIRK-ut falënderon të gjithë donatorët dhe bamirësit që iu kanë bashkëngjitur këtij aksioni dhe kanë ndarë nga pasuria e tyre e kafshata e tyre që t’i ndihmojnë të gjithë nevojtarët në këto kohë të vështira. Ne u jemi mirënjohës për donatorët qoftë nga Kosova apo diaspora dhe besoj që aksionet tona humanitare do të vazhdojnë edhe gjatë muajit të Ramazanit por ne kemi qenë të fokusuar që këtë aksion ta përmbyllim me një maj”-tha Sahiti.

Po ashtu gjatë shpërndarjes së pakove ushqimore dhe higjienike disa familje janë furnizuar edhe me një thes miell varësisht si e kanë vlerësuar gjendjen ekonomike në terren koordinatorët e Shoqatës. Abdurrahman ef. Bejtullahu koordinator i degës Bereqeti në Gjakovë thekson se të gjithë kërkesat e adresuar janë plotësuar dhe se numri i pakove. “Deri më sot ne në Gjakovë kemi arritur të grumbullojmë 2000 pako ushqimore dhe falënderojmë donatoret që kanë hapur zemrat e tyre si gjithnjë edhe pse ne kishim synuar 1000 pako po vullnetmirët dhe donatorët kanë shprehur vullnetin e tyre që edhe për shkak të pandemisë kanë ndihmuar edhe më shumë.”- ka thënë Bejtullahu, për të shtuar e në Gjakovë janë ndarë pako ushqimore dhe higjienike edhe për stafin mësimdhënësve ngase kemi pasur kërkesa nga drejtorët e shkollave që tu dalim në ndihmë stafit civile ku ne kemi ndihmuar 60 punëtorë teknik të shkollave fillore, çerdhet dhe kategori tjera.

Ndërsa koordinatori i Bereqetit në Mitrovicë Cena Bala tha se edhe në komunat Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok ky aksion ka përfunduar me sukses falë donatorëve porse me përfundimin e aksionit nuk kanë përfunduar edhe ndihmat që do të jemi gjithnjë pranë kategorive sociale e edhe ai ka falënderuar të gjithë bamirësit që kanë ndihmuar në këtë aksion. Po kështu edhe koordinatori i Bereqetit në Prizren, Kurtish Hoxhaj aksionin e ka vlerësuar si shumë të suksesshëm dhe falë këtyre pakove çdo ditë janë gëzuar qindra familje. Ai ka premtuar se edhe pse aksioni është mbyllur ne dorën e ndihmës, humanizmit e bamirësisë prapë do ta vazhdojmë tek familjet nevojtare

Duhet theksuar se përgjatë këtij aksioni janë ndihmuar kompanitë e Pastrimit, Zjarrfikësit, Qendra e Mjekësisë Familjare, Organizata të dala nga Lufta e UÇK-së e shumë institucione tjera.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…