Prishtinë, 3 maj 2020

Aksioni “Sofra e Ramazanit 2020” vazhdon shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike. Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” me degët e saja në gjithë territorin e Kosovës dhe të përkrahur edhe nga Këshillat e BI të Kosovës, po ndihmojnë familjet nevojtare, jetimët Këshillat Emergjent të Komunave, dhe të gjithë ata që kanë nevojë .
Me këtë rast Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava shpreh falënderime për të gjithë ata vullnetmirë qoftë nga Kosova apo diaspora që kanë mbështetur këtë aksion humanitar duke konfirmuar edhe një herë se pakot ushqimore dhe higjienike po u shpërndahen me amanet të plotë. Me këtë rast SHHB “Bereqeti” falënderon të gjithë kontribuuesit e deri tanishëm duke lutur Zotin xh.sh., që tua shtojë bereqetin dhe suksesin këtyre bamirësve por edhe tjerëve që do të ndihmojnë gjatë ditëve në vijim. Duhet theksuar se një pako ushqimore ka vlerën e 25 eurove.

Behxhet ef. Ajvazi, drejtor i Bereqetit ka thënë se deri më tani kemi shpërndarë mbi 10.000 pako në tërë Kosovën, ndërsa në Prishtinë ne kemi shpërndarë mbi 1000 pako.
Në vazhdim po prezantojmë aktivitetin e shpërndarjes së pakove nëpër komuna:

Në Pejë janë shpërndarë 1080 pako për familjet nevojtare, po ashtu ka ndihmuar edhe kompaninë higjiena publike “Ambienti” me 44 pako ushqimore dhe 44 thasë me miell.”Bereqeti” në Han të Elezit ka bërë shpërndarjen e 110 pakove ushqimore. Këto pako kanë qenë të dedikuara për familjet nevojtare në këtë komunë, por gjithashtu janë ndihmuar edhe institucione të ndryshme, si Kompania “Pastrimi”, zjarrfikësit dhe Qendra e Mjekësisë Familjare.

Në Deçan gjatë këtyre ditëve ka shpërndarë 146 pako ushqimore dhe higjienike.Në Gjilan janë shpërndar 125 pakove ushqimore për familjet nevojtare në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit” Shoqatën “Hendikos”, të cilën e ka ndihmuar me 43 pako ushqimore si dhe 50 familje të tjera në lagje të ndryshme të qytetit të Gjilanit. Gjatë këtij muaji Bereqeti këtu do të shpërndajë mbi 1500 pako ushqimore.

“Bereqeti” në Kaçanik sot ka ndihmuar Shtabin Emergjent të Komunës me 50 pako ushqimore, po ashtu ka shpërndar 125 pakove të tjera ushqimore në tërë komunën e Kaçanikut.

Në Klinë Bereqeti ka dhuruar sot 55 pako ushqimore në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit”.
Në Ferizaj në prag të Ramazanit Bereqeti ka ndihmuar 50 familje me pako ushqimore fshatrat e prekura me COVID-19. Në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit” ka ndihmuar 300 familje me një pako ushqimore dhe higjienike kurse sot u ndihmuan 60 familje.
Në Prishtinë, ka ndihmuar Qendrën kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale me 30 pako ushqimore dhe me 50 thasë miell si dhe në shumë fshatra të Prishtinës si në Shashkovc, Kishnicë, Slivovë, Llajshevc, Llabjan, Brusë, Novobërdë, Marec, Mramor, Hajvali, Koliq, Keqekollë, Nishec, Ballaban, Dabishevc, Hajkobillë, Gllogovicë, Prapashticë, Grashticë, Makovc, Bardhosh, Bërnicë, Siqevë, Barilevë etj.
Në Drenas është ndihmuar Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas me 20 pako ushqimore e higjienike.
Në Prizren gjatë ditëve të para të Ramazanit janë ndihmuar mbi 200 familje si dhe ka ndihmuar Shoqatën “Handikos” me 30 pako ushqimore si dhe ka ndihmuar me 70 pako ushqimore banorët e zonës së Lumës si dhe të Hasit.

Në Mitrovicë ditët e para të muajit të Ramazanit janë shpërndarë 800 pako ushqimore

Në Viti ka shpërndarë 25 pako ushqimore për Qendrën Sociale .

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Mitrovicë ka ndihmuar me pako ushqimore Shoqatën “Nëna Terezë”.

Në Gjakovë janë shpërndarë mbi 2000 pako ushqimore dhe higjienike për skamnorët, si dhe 60 punëtorë teknik të shkollave fillore, çerdhet dhe kategori tjera.

Në Shtime në prag të Ramazanit Bereqeti ka shpërndarë mbi 70 pako ushqimore me nga një thes miell dhe një komplet lëngje, për familjet në nevojë që edhe sofra e tyre gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit.

Podujeva synon të shpërndajë 400 pako ushqimore.

Edhe komunat tjera ka vazhduar shpërndarja e pakove ushqimore nga Bereqeti.
Shoqata Bamirëse Humanitare “Bereqeti” do të jetë në terren vazhdimisht që këto pako të shpërndahen edhe gjatë ditëve në vijim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…