Prishtinë, 27 prill 2020

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” në kuadër të projektit “Sofra e Ramazanit 2020” ka arritur që të shpërndajë mbi 10 mijë pako ushqimore, ndërsa ky aksion do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme. Aksioni i shpërndarjes ka filluar që nga nata e parë e Ramazanit duke ua shpërndarë pakot me produkte ushqimore dhe higjienike familjeve me kategori sociale. Aksionit të tillë i është përgjigjur edhe dega e “Bereqetit” në Prishtinë. Koordinatori i kësaj dege, Nexhmi ef. Hoxha, thotë se deri më tani në këtë komunë janë grumbulluar 1 mijë e 350 pako me produkte ushqimore, megjithatë thekson se kërkesa për ndihmë është mjaftë e madhe dhe kjo vetëmse sa është shuëmfishuar për shkak të gjendjes me COVID-19 ku si pasojë shumë persona kanë mbetur pa punë.” Ne kemi listat tona që kemi bashkëpunuar deri më tani, por kemi bashkëpunim shumë të ngushtë edhe organet komunale të Prishtinës, ku ata na i ka dhënë listat e atyre që janë në social por edhe atyre që kanë mbetur tash pa punë e sidomos atyre që janë me qira. Prioritet për ne është ndihma e jetimëve, rastet sociale, organizatat të ndryshme joqeveritare, Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), veteranët e UÇK-së, invalidët e UÇK-së, komunitetet e ndryshme si RAI, që ju kemi dalur në ndihmë vazhdimisht por edhe sot ju kemi shpërndarë më shumë se 135 pako ushqimore për ta”-ka thënë koordinatori Hoxha.

Aksioni humanitar ‘Sofra e Ramazanit 2020 “ka filluar me 24 prill dhe do të vazhdojë deri më 1 maj, kurse pakot kanë filluar të shpërndahen që nga nata e Ramazanit dhe do të vazhdohet edhe ditëve në vijim.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…