Prishtinë, 29 shtator 2018

Më 29 shtator 2018, delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës në përbërje nga drejtori për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës Mr.Ekrem ef. Simnica, dhe dekanit të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë prof. dr.Fahrush ef. Rexhepi, mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së gurëthemelit të xhamisë së re “Ebu Hanife” në qytetin Troisdorf të Gjermanisë..

Në këtë ceremoni, në praninë e një numrit të madh të besimtarëve mysliman nga qyteti i Troisdorfit si dhe nga rrethet e tjera, morën pjesë, zv/kryetari i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare-Gjermani, Rexhep ef.Sulejmani, drejtori për diasporë pranë BFI, Dr. Selver Xhemaili, myftiu i Shkodrës Muhamed ef. Sytari, Kryetari i komunës së qytetit të Troisdorfit, përfaqësues të kishës Katolike dhe asaj Protestante si dhe një numër i madh i teologëve dhe imamëve të xhamive të Gjermanisë.

Kjo ceremoni madhështore filloi me leximin e ajeteve kuranore nga imami i xhamisë shqiptare në Ofenbach, Sabri ef, Saliji, më pastaj vazhduan fjalët përshëndetëse të të pranishmëve duke filluar nga kryetari i xhamisë h. Mahir Mustafi, imami i kësaj xhamije Resmi ef. Likaj, zv/kryetari I UQISHGJ. Rexhep ef. Sylejmani, Zulhajrat ef. Fejzullahu, imam në Hamburg, dekani i FSI. z. Fahrush ef. Rexhepi, z. Muhamed Sytari myftiu i Shkodrës, kryetari i Troisdorfit z. Klaus Verner Jablonski , përfaqësuesja e kishës Protestsnte, etj.

Drejtori për Diasporë pranë BIRK-ut, Ekrem ef Simnica, përcolli urimet dhe përgëzimet të Kryeisë së BIRK-ut dhe myftiut Tërnava duke u shprehur se: kam nderin dhe kënaqësinë, që sot, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të organeve udhëheqëse të saja, në emër të Myftiut Naim ef. Ternava t’ju drejtohem me një urim e falënderim të veçantë në gëzimin Tuaj në këtë manifestim të rëndësishëm dhe të shënuar për Ju, për popullatën, mërgimtarët dhe për besimtarët tanë, me rastin e vendosjes së gurthemelit të xhamisë “Ebu Hanife” në Troisdorf të Gjermanisë.

Muslimani e ka atdhe, një vend ku jeton e vepron dhe i lejohet të madhërojë dhe të adhurojë Allahun. Mësimet islame mbi emigrimin dhe përshtatjen e myslimanit në një truall të ri është mjaft i rëndësishëm. Përderisa Islami urdhëron të duhet vendlindja dhe të mos harrohet asnjëherë, në të njëjtën kohë, urdhëron që muslimani të integrohet në shoqëritë në të cilat shpërngulet. Shembulli më i mirë i kësaj që themi është vetë shembulli i Muhammedit a.s., i cili në momentet e lëshimit të Mekës, i mallëngjyer, u kthye nga ajo dhe i thuri vargje dhimbjeje, duke u shprehur se:” po mos të më kishin nxjerrë nga Meka , asnjëherë nuk do kisha dalur nga Ty”, por në të njëjtën kohë u përshtat në formën më të bukur me traditat dhe rendin e medinasve pa u prishur atyre mirëqenien, pa i detyruar ata që të ndryshojnë traditat e veta, pa kërkuar prej tyre të ndryshojnë stilin e jetesës.

Në fjalën e tij drejtori Simnica më tutje tha se sot, në shoqërinë gjermane, muslimanët janë bërë aktualitet i saj dhe integrimi i tyre, me vlerat dhe besimet që mbajnë, bëhet vetvetiu kur ata kanë institucione që i ushqejnë në mënyrën e duhur. Të parët tanë që filluan të vijnë në këto vise para gjysmëshekulli e më tepër, e kuptuan këtë realitet dhe për të mundur të gjejnë mesin ideal në luftën për ruajtjen e bindjeve dhe integrimin sa më të mirë në shoqërinë vendase e panë se zgjidhja ideale do ishte xhamia. Një xhami ku do mësoheshin fjala e drejtë e Allahut xh.sh. dhe mësimet plot urtësi të Muhamedit a.s. që mësojnë muslimanin të respektojë çdokënd që nga vendi i vet i jep një copë truall për të jetuar dhe të fitojë kafshatën e gojës, një xhami që mëson muslimanin të respektojë secilin, pa dallim bindjeve dhe qëndrimeve të ndryshme nga ai.”Falë lirisë së besimit dhe të drejtës të lirë së adhurimit që shteti demokratik Gjerman ua ofron të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim kombësisë dhe përkatësisë, ata gjetën lehtë mënyra të organizohen dhe të kryejnë ritet e tyre fetare në vende të posaçme adhurimi. Sot, si fryt i kësaj lirie dhe të drejte, muslimanët shqiptarë në Gjermani, vënë gurthemelin e xhamisë “Ebu Hanife” në Troisdorf, që ndërtohet nga vet mërgimtarët muslimanët shqiptarë të të gjitha trevave Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Lugina e Preshevës Bujanovcit e Medvegjës….. Për gjithë këto të drejta dhe liri, është shumë pak një “faleminderit,”-tha drejtori Simnica

Xhamia përpos kryerjes së namazit në të, do të shërbejë edhe si një qendër edukative-arsimore për fëmijët tanë shqiptarë që jetojnë në diasporë. Xhamitë luajnë rolin e afrimit mes myslimanëve dhe rrezatojnë paqe, siguri, tolerancë, respekt ndaj tjetrit, për të jetuar të gjithë në paqe e lumturi. Të nderuar pjesëmarrës dhe ju mërgimtar të respektuar, ju sigurojë se Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës është shumë e përkushtuar që të forcojë dhe të shtojë komunikimin me xhamitë shqiptare në diasporë, me qëllim të bashkërenditjes së aktiviteteve në të mirë të mërgatës sonë. Zoti ju ndihmoftë e ju ruajt, dhe e ndihmoftë popullin tonë, Zoti e ruajt popullin Gjerman, dhe njerëzimin në përgjithësi. Drejtori për Diasporë z. Ekrem Simnica shfrytëzoi nga rasti të viziton edhe disa prej qendrave islame shqiptare të themeluara nga mërgata jonë.bnMë 30.08.2018, vizitoi xhaminë “Nurul Islam” M.Gladbach , ku përveç tjerash mbajti ligjëratë pas namazit të drekës dhe urojë dhe përshëndeti kryesinë, imamin e nderuar dhe xhematin e kësaj xhamie me rastin e blerjes së objektit për xhami dhe fillimet e aktiviteteve në këtë objekt, drejtori urojë edhe në emrin e BIK-ut në emrin e organeve udhëheqëse të BIK, si dhe në emrin e myftiut Naim ef. Ternava, për këtë të arritur madhore . Ishte mysafir në xhematin e hoxhës së nderuar Besnik Kadriolli, njëherit edhe anëtar në kuadër të Unionit të Qenrave Islame Shqiptare-Gjermani. Kaluan çaste të mira dhe të paharrueshme me këtë xhemat dhe kryesi të mrekullueshme, të cilët i falënderoi për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm të tyre për vendlindjen dhe për institucionet tona fetare-arsimore: Medresenë “Alauddin” dhe Fakulltetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Drejtori i siguroi në emër të BIK-ut për një bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen, ndërsa kryesia e kësaj xhamie Drejtorin për Diasporë e nderuan me një drekë, shenjë falenderimi.

Ndërsa më 2 tetor 2018,vizitoi Qendren kulturore Shqiptare në Dusseldorf, Qendër e mrekullushme, njëherit Qendra Islame Shqiptare në Dusseldorf konsiderohet prej qendrave që plotësojnë kushtet për një qender me plot kuptimin e fjalës. Imami i nderuar z. Mensur Halili, njëheri edhe kryetar i Unionit të Qenrave Islame Shqiptare-Gjermani dhe kryesia e xhamisë pritën përfaqësuesin e BIK-ut me një pritje të ngrohët. Ekrem ef. Simnica, ju përcjelli përshëndetjet nga Kryesia e BIK-ut, nga strukturat udhëheqëse të saj, nga Myftiu Ternava dhe mbar populli I Kosovës, njëheri i falenderoi për kontributin dhe ndihmën e dhënë për vendlinjen ku do që janë shqiptarët. Ai po ashtu potencoi se BIRK-u është i përkushtuar që të forcojë dhe të shtojë komunikimin me xhamitë shqiptare në diasporë, me qëllim të bashkërenditjes së aktiviteteve në të mirë të mërgatës sonë.Ekrem ef. Simnica i shoqëruar nga Imami z. Halili, njëherit Kryetari, vizituan edhe xhaminë madheshtore në Këln, dhe konsiderohet prej xhamive më të mëdha e ekskluzive, që koincidoi që të bëhet përurimi i saj më 29. Shtator 2018, ditën kur u bë edhe përurimi i gurthemelit të xhamisë “Ebu Hanife” në Troisdorf. Përurimi i kësaj xhamie madhështore në Këln u bë nga vetë presidenti i shtetit Turk Rexhep Taip Erdogan. Qendra Islame Shqiptare në Dusseldorf, Kryesia me Imamin pas namazit të drekës Drejtorin për Diasporë e nderuan me një drekë, shenjë falënderimi.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…