Prishtinë, 29 shtator 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës , myftiu Naim Tërnava mori pjesë në hapjen solemne së paraleleve të vajzave në Medresenë e Mesme Alauddin dega në Gjilan. Në këtë eveniment mori pjesë edhe Mr.Jakup Çunaku drejtor i medresesë “ ALAUDDIN” në Prishtinë,Sabri ef.Bajgora kryeimam i Republikës së Kosovës, Dr. Qazim Qazimi dhe kryetarët e KBI-ve së Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë.

Ndërkaq në fjalën e tij përshëndetëse Myftiu Ternava elaboroi një histori të hapjes së paraleleve të vajzave në medresetë e Prizrenit dhe të Prishtinës, mu në kohën e viteve të 90 –ta kur pushtuesi serb kishte mbyllur Universitetin dhe të gjitha shkollat e mesme në Kosovë, BIRK-u ishte vizionar dhe ne shikonim vetëm para. Edhe pse atëbotë nuk kemi pasur kurrfarë kushtesh apo kemi filluar në kushte shumë të vështira dhe ja sot kemi mbi 1mijë e 100 vajza të diplomuara në medresetë e përmendura .
Andaj uroj të gjithëve hapjen e paraleles së nxënëseve – medresisteve dhe kjo Medrese me të tjerat të vazhdojnë të edukojnë brezin e vajzave tona deri në kiamet,theksoi në fjalën e tij myftiu i Republikës së Kosovës Mr. Naim ef. Ternava .

Në fjalën e tij, koordinatori i medresesë së këtushme (paraleles së ndarë) Mr. Arben Neziri theksoi se ishte kjo nevojë e kahershme e hapjes së kësaj paraleleje, ishte imperativ i parë nga se ne jemi të etur për arsimim, dituri dhe edukatë që mbështetjen e ka në Kuranin famëlartë. Andaj është kjo një e arritur e të gjithë neve në edukimin dhe arsimimin e femrës, në dituri, sjellshmëri sepse edukimi është një fuqi e pashtershme me çka e ruajmë dhe e kultivojmë identitetin tonë shpirtin dhe moralin tonë.
Ndërkaq në fjalën e tij drejtori i përgjithshëm i MM Alauddin Mr. Jakup Çunaku pasi përshëndeti të pranishmit uroi që kjo gjeneratë e parë e femrave e paraleles së ndarë të medresesë në Gjilan( e cila do të hyjë në histori),të jetë e suksesshme dhe të jetë shembull për të mirë. Jemi këtu që si institucion arsimor edhe si medrese edhe si bashkësi Islame jemi që t iu ofrojmë mundësi bijave tona që të arsimohen dhe edukohen në frymën islame. Të hapet një paralele e tillë e të edukohet e arsimohet një vajzë është sikurse të hapen mbi 70 shkolla.
Në fund për kontributin e dhënë në këtë drejtim për paralelen e ndarë në Gjilan,Myftiut Ternava iu dorëzua një mirënjohje nga Koordinatori Mr. Arben Neziri.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi për ngushëllime familjen Bunjaku

Prishtinë, më 27 shtator 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…