BASHKËSIA ISLAME E KOSOVËS

Drejtoria për Diasporë

Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar Ramazan, më 23 mars 2023, në emër të Kryesisë së BIK, në emrin e Myftiut Tërnava dhe në emrin tim personal, ju urojmë e përgëzojmë muajin e Madhërishëm Ramazan, të gjithë drejtuesve të Bashkësive Islame Shqiptare dhe Unioneve të Bashkësive Islame Shqiptare në Diasporë, imamëve të nderuar, drejtuesve të xhamive (Qendrave) dhe gjithë besimtarëve Islam duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar te Zoti.

Agjërimi i muajit Ramazan është një ibadet që bartë në vete urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin ndërnjerëzor.

Bashkatdhetarë të nderuar, në këtë muaj të madhëruar, të mëshirës e solidaritetit, të fisnikërimit e bujarisë edhe pse larg familjes e farefisit, lusim Allahun xh.sh. që t’ua bëjë sa më të lehtë agjërimin e Ramazanit. Me fat e me hajr Muaji i Ramazanit!

Drejtori, Ekrem Simnica

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…