KRYESISË SË XHAMISË “BALKAN” – MINHEN, GJERMANI


TELEGRAM NGUSHËLLIMI

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Selamun alejkum ve rahmetullah,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për kalimin në ahiret të hoxhës, dijetarit, aktivistit të madh të mërgatës tonë në Minhen të Gjermanisë, H. JAKUP ef. MUHAMEDI, Allahu e mëshiroftë!


Me këtë rast na lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, organeve dhe institucioneve të saja t’i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Muhamedi, Kryesisë së xhamisë dhe xhematit të Qendrës Shqiptare “Balkan” në Minhen të Gjermanisë.


Lusim Allahun e Plotfuqishëm që rahmetliun ta shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme në xhenet, ndërsa familjes, miqve dhe farefisit të tij t’i falë durim.

Me respekt,
K R Y E T A R I
Myftiu, Naim ef. Tërnava

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Ftesë

Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Drejtoria për Diasporë …