Datë: 17 maj 2024

Këshilli i Bashkësisë Islame në Shtime shpallë:
Konkurs për këtë vend të punës:
Kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Shtime

Kandidati i interesuar duhet t’i plotësojë këto kushte:

  • Të ketë kryer Medresenë, FSI-në, ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit
    (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
  • T’i përmbahet Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Rregulloreve
    dhe Vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit të Bl-Shtime;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
  • Të jetë i shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
  • Të mos ketë vërejtje në punën e tij paraprake;
  • Të ketë pesë (5) vjet përvojë pune në Bashkësinë Islame të Kosovës;
  • Të jetë nënshtetas i Republikës së Kosovës.

Kandidati, krahas kërkesës për punësim, duhet bashkëngjitur edhe këto
dokumente:

  • Diploma e Medresesë dhe e Fakultetit (kopje e vërtetuar te noteri);
  • Certifikata e lindjes (origjinal);
  • Certifikata shëndetësore (origjinal);
  • Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar (origjinal);
  • Vërtetimi për përvojën e punës (origjinal);
  • Deklarata me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
  • CV-ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
  • Letërnjoftimi (fotokopje).
    Të gjitha dokumentet duhet të jenë në origjinal.

Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së në Shtime.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në
shqyrtim.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga data e publikimit në websaitin e Kryesisë së BIRK-ut.

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Ka ndërruar jetë haxhi Muharrem Gashi

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se …