Prishtinë, 10 prill 2020
Në këto ditë të pandemisë, solidariteti dhe humaniteti duhet të jenë në plan të parë, menjëherë pas kujdesit që duhet të kemi për shëndetin tonë dhe të familjeve tona.Kështu që dega e Shoqatës “Bereqeti” në Pejë, me donacion të djemëve dhe nipave të haxhi Qerim Mavrajt nga Peja, bëri shpërndarjen e 25 pakove ushqimore dhe të 25 thasëve të miellit për familjet nevojtare.
Koordinatori i Shoqatës “Bereqeti”, dega në Pejë, Ermir ef. Gega, falënderoi përzemërsisht familjen e haxhi Qerimit nga Peja dhe diaspora, me lutjet më të mira tek Allahu për shëndet dhe begati në familjet e tyre dhe të gjithë bamirësve në vend dhe diasporë.