Prishtinë, 9 prill 2020

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Pejë, qysh nga paraqitja e rasteve të para me Covid-19 në Kosovë, është mobilizuar edhe më tepër për të qenë sa më afër familjeve nevojtare. Këtë ditë, kjo shoqatë, falë donatorëve të rregullt që i ka, u doli në ndihmë 15 familjeve me miell dhe pako ushqimore. Koordinatori Ermir ef. Gega, tha se do të mundohemi që këto ditë të vështira të jemi sa më pranë familjeve nevojtare, për t’ua lehtësuar përballimin me kushtet e vështira në të cilat ato gjenden.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…