Prishtinë, 10 prill 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava nëpërmjet një lidhje on line iu ka drejtuar xhematit dhe opinionit të gjerë me një mesazh në ditën e xhuma. Ai mes tjerash ka thënë se në këtë ditë të bekuar të xhumasë, bashkërisht më ju, dhe me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të Lusim Zotin që të na pajis me sabër që bashkërisht të tejkalojmë sfidat me të cilat po përballemi këtë kohë.
Myftiu Tërnava duke vijuar më tej tha se këto sfida e kanë sjell popullin para një sërë dilemash e vështirësive, që nga frika e infektimit me virusin COVID-19, pasuar me krizën e brendshme politike e institucionale e deri tek përballja me vështirësitë sociale e ekonomike me të cilat po përballet shoqëria jonë.
“Përballja dhe tejkalimi i këtyre sfidave kërkon qasje serioze, kërkon përgjegjësi për veprimet, sjelljet e vendimet tona, kërkon qetësi, urtësi e mbi të gjitha kërkon unitet për të mirë, unitet për të rijetuar popullin, unitet për të mirën e vendit, dhe unitet për mbështetje e kujdes ndaj asaj kategorie të shoqërisë që është në nevojë.Populli ynë, si edhe popujt e tjerë të qytetëruar , kur është kërkuar nga ta, kanë ditur që të bashkohen rreth kauzave e projekteve të mëdha, rreth ideve e strategjive që kanë shkuar në funksion, e në të mirë të komunitetit, popullit e vendit”-tha myftiu Tërnava.
Ai edhe një herë ka kërkuar unitet dhe bashkim të qëndrimeve në tejkalimin e tri sfidave me të cilat po përballemi, dhe jam i bindur që si çdo herë kur na është kërkuar, edhe kësaj here do të gjejmë forcë e kurajë për të tu përballur suksesshëm së pari me pandeminë e tutje edhe me tejkalimin e sfidave politike e socio ekonomike.
Është për tu admiruar e përshëndetur puna që kanë bërë për këtë institucionet përgjegjëse, sikurse që është për tu admiruar gatishmëria e shoqërisë tonë që të zbatoj udhëzimet e thirrjet e përgjegjësve të institucioneve që të parandalojmë përhapjen e pandemisë.
Për ta fituar këtë betejë ne duhet që të vazhdojmë të jemi të disponuar në atë që na thonë e na udhëzojnë profesionalistët, të bashkuar, unik, duke mbështetur njëri- tjetrin, duke respektuar institucionet, duke dëgjuar profesionalistët do të bëjmë më të mirën për shëndetin tonë, do të ruajmë shoqërinë dhe kështu praktikisht do ta tejkalojmë me lehtë bashkë edhe këtë krizë.
Pra, do të jemi në gjendje që të infektuarit ti trajtojmë në mënyrën e duhur, por mbi të gjitha nëse tregohemi të kujdesshëm do të parandalojmë infektimin, në vend që të shërohemi nga infektimi. S’ka dyshim se parandalimi është më i lehtë e më i dobishëm sesa kurimi.

Për këtë Allahu i Madhëruar në Kuranin Famëlartë thotë:“Dhe bindjuni Zotit , dhe të dërguarit të Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e të bie nami dhe fuqia juaj.
Të jeni të durueshëm se Allahu është me të durueshmit”.Nëse e kuptojmë drejt mesazhin e këtij ajeti të Kuranit, dhe vejmë në zbatim porositë e tij ne do të bëjmë atë që do Zoti, do të jemi në shërbim të vendit, popullit e njerëzisë në përgjithësi.

Ai po ashtu në këtë drejtim ka kërkuar që në biseda, ligjërime e debate të ruajmë gjuhën tonë, të mos mbjellim mosdurim e urrejtje, për këtë Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s., na ka porositur”Mos urreni njëri-tjetrin, mos ia keni zili njëri-tjetrit, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit , as mos i shkëputni marrëdhëniet tuaja dhe bëhuni robër të Allahut, vëllezër të mirëfilltë.
Me këtë rast ftoj të gjithë përgjegjësit, spektrin institucional e politik që të lënë anash interesat e tyre ideologjike, politike e klanore, por të kenë parësor interesin e popullit e vendit, e të bashkuar e unik ashtu siç kërkohet nga ne të jenë në krye të detyrave që ua ka besuar sovrani, duke bashkëpunuar e bashkëvepruar se vetëm kështu kryejnë mision për të cilin janë mandatuar.

“Pandemia që ka përfshirë globin, përveç sëmundjes , vdekjeve e krizës shëndetësore ka rënduar edhe gjendjen sociale e ekonomike gjithandej vendeve te botës. Në këtë rrafsh ska dyshim se edhe në vendin tonë në mënyrë drastike janë pakësuar të hyrat financiare në shumë familje, duke i sjellë në vështirësi sociale e ekonomike dhe kështu ka rritur numrin e atyre që kanë nevojë për ndihmë e përkujdesje.
Kërkohet nga ne të gjithë, që kemi mundësi, që na ka dhënë Zoti pasuri e bereqet, që të gjejmë rrugën e mënyrën e duhur për të ndihmuar ata që kanë nevojë, aq më tepër kur tani veç jemi në prag të muajit të Madhëruar të Ramazanit.
Me këtë rast apeloj te të gjithë besimtarët dhe qytetarët që kanë mundësi materiale që të kujdesen e të mbështesin familjet që këto ditë kanë nevojë për ndihmën e përkujdesjen tonë”-ka thënë myftiu Tërnava
Po ashtu ka kërkuar që të jemi më solidar, të ndihmojmë vëllezërit tanë, fqinjët tanë dhe ata që sot ka nevojë për ndihmën tonë, ngase Allahu i Madhërishëm ne Kuranin Fisnik ka garantuar se shpërblimi i bamirësve nuk do humbet kurrë duke thënë :
“Vërtete Allahu, bamirësve nuk do t’ua humbë shpërblimin.” (et-Tevbe, 120)
Ndërsa, Muhamedi a.s. na mëson se: Njeriu bujar e dorëdhënës është afër Zotit, afër Xhennetit e larg Zjarrit të xhehenemit.

Ai në fund është lutur që në rrugën tonë të drejtë të qëndrojmë të bashkuar e unik , se vetëm të bashkuar jemi të fortë dhe vetëm duke qenë unik mund t’ia dalim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…