Prishtinë, më 13 mars 2023

Më 11 mars 2023, Qendra Islame Shqiptare në Renens, me një program të begatshëm kujtoi historinë e themelimit dhe rrugëtimit të saj brenda tri dekadave. Në këtë eveniment mori pjesë edhe delegacioni i BI-së së Kosovës, i përbërë nga Ekrem ef. Simnica, drejtor i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut dhe Hetem ef. Sopjani, kryetar i BI-së së Prishtinës. Në këtë manifestim morën pjesë edhe autoritete të larta të shtetit zviceran, siç ishte kryetari i komunës së Renens, z. Jean François Clement. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe kryetari i KMSHZ-së hfz. Mehas Alija si dhe drejtori i sektorit për diasporë i BFI-së në RMV, Selver ef. Xhemaili.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, drejtori Simnica, përcolli mesazhe urimi në emër të BIK-ut dhe në emër të Myftiut Tërnava. Ai mes të tjerash theksoi: “Kam nderin dhe kënaqësinë që sot, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të organeve dhe institucioneve të saj, në emër të Myftiut Naim ef. Tërnava, t’ju drejtohem me një urim e falënderim të veçantë në gëzimin Tuaj, në këtë manifestim të rëndësishëm dhe të shënuar për Ju, për popullatën, mërgimtarët dhe për besimtarët tanë, e në veçanti për ju xhemat të xhamisë, me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Qendrës Islame Shqiptar në Renens – Lozanë të Zvicrës. Më lejoni të përshëndes e të falënderoj themeluesit e kësaj xhamie dhe të gjithë imamët, kryesitë, ndërsa një falënderim të veçantë për ju xhemat të nderuar, vëllezër e motra, Zoti ju ruajt dhe ju shpërbleftë për këtë vepër bamirësie, për këtë vakëf, për këtë qendër dhe shumë xhami të tjera të themeluara dhe ndërtuara nga besimtarët shqiptarë myslimanë këtu në Zvicër dhe jashtë saj. Kjo qendër, jam i bindur se përveç se si vend adhurimi e ibadeti, ka për të luajtur edhe rolin e një qendre shumë të rëndësishme edukative-arsimore për fëmijët tanë shqiptarë që jetojnë këtu. Po ashtu, ky vend do të bëhet edhe një institucion ku do të kultivohen edhe vlerat kombëtare, gjuha jonë e bukur shqipe, dhe një vend ku do të ruhet atdhedashuria dhe traditat tona me vlerë. Falënderoj përfaqësuesit komunal për prezencën e tyre, duke falënderuar përmes tyre, të gjitha organet e shtetin zviceran që shqiptarëve dhe komuniteteve tjera të cilët jetojnë këtu, ju ofrojnë mundësi dhe kushte për të praktikuar fenë islame,” – tha ndër të tjera Ekrem ef. Simnica.

Në fund, drejtori Simnica në shenjë respekti e bashkëpunimi, ndau një dhuratë emblemën e BIK-ut.

Fjalë rasti patën përfaqësuesit vendorë të shtetit zviceran, përfaqësuesit fetarë nga Zvicra, Maqedonia, si dhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme që ishin ftuar me rastin e shënimit të këtij tubimi.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…