Kuvendi i Bashkësisë Islame është organi më i lartë përfaqësues dhe Ligjdhënës i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Selia e Kuvendit të Bashkësisë Islame është ne Prishtine.

Kuvendi ka aq anëtarë, sa është numri i këshillave të Bashkësisë Islame në territorin e tij.

Anëtaret e Kuvendit zgjidhen dhe mund të revokohen nga Këshillat e Bashkësisë Islame.

Fakulteti i Studimeve Islame dhe medresetë përfaqësohen në Kuvend me nga një anëtar të zgjedhur.

Mandati i anëtarëve të Kuvendit zgjat 5 (pesë) vjet. Punën e Kuvendit e udhëheq kryetari i Kuvendit. Kuvendi ka nënkryetarin, i cili në raste të sëmundjes, mungesës zyrtare ose për çfarëdo pengese, e zëvendëson kryetarin.

Kryetarin dhe nënkryetarin i zgjedh Kuvendi në mbledhjen e parë konstituive nga radha e anëtarëve të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit konvokon dhe udhëheq mbledhjet e Kuvendit, nënshkruan të gjitha aktet e Kuvendit, përfaqëson Kuvendin; kryen edhe punë të tjera të parapara me Kushtetutë dhe me rregullore të punës.

Punët administrativo-teknike të Kuvendit i kryen sekretari i Kryesisë.

Kuvendi në kuadër të kompetencave të veta:

1. miraton Kushtetutën e Bashkësisë Islame dhe aktet e tjera të përgjithshme;

2. miraton Rregulloren e punës së vet;

3. cakton kahet për punën e të gjitha organeve e të institucioneve të Bashkësisë Islame dhe ndjek realizimin dhe ligjshmërinë e tyre;

4. revokon kryetarin dhe anëtarët e Kryesisë;

5. vendos te hyre ne union me bashkësi te tjera Islame dhe për largimin prej tij;

6. me propozimin e Kryesisë, vendos për themelimin, bashkimin dhe suprimimin e këshillave të Bashkësisë Islame;

7. me propozimin e Kryesisë, themelon institucione të Bashkësisë Islame;

8. shqyrton dhe miraton raportin vjetor të punës së Kryesisë;

9. miraton planin financiar dhe llogarinë përfundimtare të Kryesisë;

10. miraton rregulloren për qeverisjen e vakëfeve;

11. miraton aktin për sigurimin e mjeteve për mbulimin e shpenzimeve të Kuvendit, të Kryesisë dhe të institucioneve të tyre;

12. emëron komisione të përkohshme dhe të përhershme;

13. miraton rregullore për taksa për shërbime të ndryshme administrative në Bashkësinë Islame;

14. nëpërmjet Komisionit për parashtresa dhe ankesa, vendos lidhur me ankesat ndaj vendimeve të Kryesisë;

15. emëron komisionin disiplinor te shkalles se dyte prej 5 (pesë) anëtarësh, te cilët nga radha e tyre zgjedhin kryetarin. Ky komision vendos lidhur me lendet e shkalles se pare te Komisionit disiplinor te Kryesisë;

16. miraton Rregulloren mbi organizimin e Haxhit dhe të Umres;

17. debaton dhe vendos për çështje të tjera me interes për Bashkësinë Islame.

Mbledhjet e Kuvendit janë të rregullta dhe të jashtëzakonshme.

Mbledhja e rregullt e Kuvendit konvokohet një herë në vit. Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit konvokohet kur do të paraqitet nevoja, në bazë të kërkesës së arsyetuar me shkrim të se paku 1/3 të anëtarëve të Kuvendit ose të Kryesisë.

Mbledhjen e konvokon kryetari i Kuvendit.

Shfaq më shumë në Uncategorised

Shfleto

Bashkësia Islame e Kosovës organizon tubimin e zeqatit dhe sadakatul-fitrit

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, sikurse edhe viteve të kaluara edhe këtë vit org…