Mitrovicë,

Të shtunën më 2 shkurt në Mitrovicë, Këshilli i Bashkësisë Islame organizoj tribunë kushtuar lindjes së pejgamberit, Muhemadit a.s. Tribuna u mbajt në Shtëpinë e kulturës “Xhamajli Berisha” ku morën pjesë një numër i madh i besimtarëve nga Mitrovica dhe rrethina.
Para të pranishëmve për personalitet e Pejgamberit, Muhamedit a.s. foli Myftiu i Kosovës, mr. Niam Tërnava.

“Jemi tubuar sot që të kujtojmë njeriun të cilin Allahu xh.sh e zgjodhi për pejgamber të fundit. Të gjithë pejgamberit mësimet i morën nga një burim dhe të gjithë kanë thirrur në besimin në Një Zot. Ardhjen e Muhamedit a.s për pejgamber e paralajmëruan edhe pejgamberët para tij në librat e shenjat, kështu Isai a.s.,  500 vjet para lindjes së Muhamedit a.s., paralajmëroj besimtarët se pas tij do të vij një pejgamber i Zotit që do të quhet Ahmed (Muhamed)”- tha Myftiu Tërnava.
Më tutje Muftiu duke folur për misionin e pejgamberit tha: “Allahu xh.sh, e dërgoj Muhamedin a.s. që të udhëzoj njerëzimin në rrugën e drejtë, andaj kujtimi i pejgamberit duhet bërë në çdo vend dhe në forma të ndryshme me aktivitet të ndryshme. E kemi për obligim  që fëmijëve tanë t’ua shpjegojmë jetën dhe misionin e Muhamit a.s”.
Në këtë manifestim përshëndeti edhe kryetari i KBI të Mitrovicës Jetish ef. Berisha, si dhe u kënduar ilahi kushtuar Pejgamberit a.s.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…