Që nga nëntori i vitit të kaluar, mediat arabe dhe islame  kanë prognozuar se me ardhjen e  presidentit të  ri amerikan, Barak Obama, në Shtëpinë e Bardhë,   do të ndryshoj qasja e politikës amerikane ndaj botës arabe dhe  islame.  Kështu, ai kishte  premtua  gjatë  fushatës së tij  parazgjedhore. Andaj, deklaratat  e tij të para, qoftë menjëherë pas dhënies së betimit, si president i 44 i SHBA-ve, apo intervista  e tij  e parë  dhënë televizionit arab “al-Arabija”  u priten me një lehtësi të madhe si në mediat arabe dhe islame,  poashtu edhe te pjesa dërrmues e opinionit.

Shumë media, duke  krahasuar  në mes gjuhës së ish-presidentit Bush dhe presidentit aktual, Barak Obama  thonë se ekziston një dallim i madh.
Xhorxh W. Bush, në fjalimin  e tij menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 ishte shprehur “për një luftë kryqëzateje”, apo shprehjen e tij të njohur “kush nuk është me ne është kundër nesh”.Ndërkohë që presidenti aktual Barak Obama, që në fjalimin e tij të parë pas dhënies së betimit, i befasoi të gjithë me fjalët e tij se Amerika është atdhe i të krishterëve dhe i myslimanëve, pastaj shtoi i çifutëve dhe budistëve. Myslimanët deri më tani asnjë herë nuk ishin përmendur  nga kryetarët tjerë amerikanë, duke potencuar ata si element shtet formues të shoqërisë amerikane.

Nëse gjuha e ish-presidentit Bush, mund të cilësohej si arrogante, e epërsisë dhe  dhënie leksioneve kryetarëve të vendeve tjera, sepse vinte nga presidenti i shtetit  më të fuqishëm në rruzullin tokësor,  presidenti Obama u paraqit me një stil modest, duke u shprehur se Amerika është e gatshme të bashkëpunoj  me të gjitha vendet  e botës me qëllim të një nesërme më të mirë për të gjithë popujt  e saj. Këtë gatishmëri, ai  shprehu edhe me Iranin, njërin ndër kundërshtarët më të mëdhenj të SHBA-së. Në intervistën  e  tij televizive më kanalin satelitor “al-Arabija” ai u shpreh : “nëse shtet si Irani janë të gatshme  që të hapin grushtin, atëherë ato do të gjejnë dorën tonë të shtrirë”. Për kundër asaj që mendonte ish-presidenti Bush se madhështia e Amerikës  qëndron në nënshtrimin  e popujve tjerë dhe se gjuha e forcës është gjuha më e mirë që mund ta kuptojë bota, në veçanti bota arabe dhe ajo  islame. Presidenti Obama flet për gjuhën e mirëkuptimit dhe solidaritetit  dhe  se Amerika nuk mund të përparojë vetëm, nëse  nuk përparojnë edhe vendet tjera të botës.
Presidenti Obama, në intervistën  dhënë televizionit satelitor “al-Arabija” preku edhe një çështje, personale, por  tejet me rëndësi për opinionin e botës myslimane. Ai nënvizoi se ka jetuar në një shtet mysliman dhe se ka anëtarë  myslimanë në radhët e familjes së tij. Obama pastaj vazhdoi:”Puna ime është që në botën myslimane të përcjell porosinë se amerikanët  nuk janë armiq tuaj”. Ai kërkoi nga myslimanët ta gjykojnë në bazë të veprave, duke përmendur me këtë rast vendimin e  tij për  të mbyllur burgun në bazën Guantenamo dhe shtoi se do të  fillojë  të zbatojë premtimin   e tij për reduktimin e forcave amerikane në Irak.
Problemi më i theksuar me të cilin do të ballafaqohet presidenti Obama, është ai palestinezo-izraelit, i trashëguar që nga viti 1948. Prej zgjidhjes së këtij problemi do të varet edhe paqa dhe qetësia në Lindjen e Mesme. Për tu marrë me këtë çështje, ai ka caktuar emisarin  e tij special, senatorin Xhorxh Miçel, i cili ka prejardhje arabe, nënë e tij është nga Libani. Senatori Miçel, pati sukses që disa vite më para ta zgjidhe problemin e irlandez, shpresojmë që i njëjti fat ta përcjellë edhe në Lindjen e Mesme.
Gjatë fushatës së tij presidenciale Barak Obama ka deklaruar se brenda vitit të parë të mandatit  të tij do të organizojë një konferencë me pjesëmarrjen e të gjithë liderëve myslimanë nga    mbarë bota. Ndërsa kohëve të fundit këshilltarët  presidentit të ri kanë njoftuar se brenda njëqind ditëve të para, Obama do ta mbajë  një fjalim nga një prej kryeqendrave  të shteteve myslimane. Sipas analistëve, këto qendra mund të jenë: Xhakarta,  kryeqendra  e Indonezisë, vendi me popullatën më të madhe myslimane  në botë, vendi ki Obama kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij, Kajroja, kryeqendra e Egjiptit,  vendi me ndikim më të madh në Lindjen  e Mesme, apo Riadi, kryeqendra e Arabisë Saudite, qendra shpirtërore e të gjithë myslimanëve.
Në emër të këtyre vlerave, gjatë agresionit izraelit, njëri ndër dijetarët më të njohur saudit, Dr. Aid al-Karni, në një artikull m titull: “ O Barak Obama”, në të përditshmen saudite “Ashaqalwsat” , i ishte drejtuar me këto fjalë:” Në emër të një miliard e gjysmë myslimanëve apeloj tek ju që ti merrni në mbrojtje myslimanët  e rrethuar në Gazë! Në emër të kujt po vriten fëmijët, pleqtë, gratë dhe civilët  e pambrojtur?!”
Andaj, kishin plotësisht të drejtë autorët e artikullit, Oliver Roy dhe Justin Vaisse, të botuar kohë më parë në “New York Times” kur konstatuan se “Amerika ka zgjedhur një president, emri i dytë i të cilit është Husein. Ky emër u shkon për shtati shumë myslimanëve”.

 

 

 

Shfaq më shumë në Shkrime

Shfleto

HIXHRETI I PEJGAMBERIT A.S.– NJË FAQE E RE NË HISTORINË E NJERËZIMIT

(Shkruan: Resul ef. Rexhepi) إِلَّا تَنصُرُوهُ فَقَدْ نَصَرَهُ اللَّهُ إِذْ أَخْرَجَهُ الّ…