Prishtinë, 28 mars 2020
Shoqata humanitare “Bereqeti” dega në Shtime në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Shtime ka ndihmuar 56 familje skamnore duke u nisur nga gjendja pandemike që ka përfshirë edhe vendin tonë.
Skender ef. Baftiu, kryetar i KBI Shtime tha se ky aksion u mor nga fakti duke parë gjendjen e rënduar të këtyre familjeve dhe situatën në të cilën gjendemi pas gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19 ne kemi shpërndarë 56 pako ushqimore dhe 1400 kg miell.
Donatorë të këtij aksioni janë:
-Aral Petrol
-Firma Bavaria
-Firma Kadolli
-Ibrahimi Petrol
-STN Beton
-Bledi Color dhe
-Kopshti Gimi
Zoti i Madhërishëm ju shpërbleftë për bamirësinë tuaj! Ai ka apeluar tek bamirësit që të tregojn humanizëm në këtë gjendje të vështirë për vendin tonë.
-
Së shpejti fillon shpërndarja e 60 ton mish nga therja e kurbanëve
Në ditët në vijim, Bashkësia Islame e Kosovës do të fillojë shpërndarjen e mishit të Kurba… -
-
Projektet e shoqatës “Bereqeti” të realizuar gjatë vitit 2022
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Ko…
Shfaq më shumë në Bereqeti