Prishtinë, 28 mars 2020

Shoqata humanitare ‘Bereqeti” organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka shpërndarë ndihma në komunat Obiliq, Mitrovicë dhe Podujevë. Behxhet ef.Ajvazi , drejtor i Shoqata humanitare ‘Bereqeti” tha se në këtë aksion të Bereqetit që kemi filluar disa ditë më parë sot në Obiliq po shpërndajmë 100 thasë miell, në Mitrovicë 500 thasë miell dhe Podujevë kemi shpërndarë 400 thasë miell.’Me këtë aksion ne po mundohemi t’i ndihmojmë familjet me gjendje të rëndë ekonomike për ta tejkaluar sa më lehtë këtë gjendje pandemie me Koronavirus COVID-19.Dhe falënderojmë donatorin nga Tirana Fondacionit Firdeus për bashkëpunimin”-ka thënë Ajvazi. Ai ka falënderuar edhe zyrtarët komunal për bashkëpunimin shumë të mirë që kanë ndihmuar në shpërndarjen e këtyre ndihmave nga Bereqeti.

Nga ana tjetër edhe zyrtarët komunal të këtyre komunave kanë shprehur falënderime për BIRK-un dhe Bereqetin që po ndihmojnë në këtë situatë të rëndë të krijuar nga pandemia e Koronavirusit duke lutur Zotin që edhe më tua shtoj bereqetin dhe t’i shpërblej për punën e bërë.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…