U.D. i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administrtës Publike z. Xhelal Sveçla priti në takim Myftiun Naim ef. Tërnava

Prishtinë, 29 mars 2020

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike z. Xhelal Sveçla priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava.
Në këtë takim u bisedua për situatën në të cilën gjendet vendi ynë në këtë kohë të pandemisë, për angazhimet që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në parandalimin e përhapjes së këtij virusi dhe në përgjithësi për menaxhimin sa më të mirë të situatës.
Z. Sveçla falënderoi Myftiun Tërnava për kontributin që është duke dhënë institucioni i BIK-ut në tejkalimin sa më të lehtë të situatës së krijuar nga pandemia globale COVID-19.
Ai po ashtu theksoi se tashmë kemi hyrë në një fushatë intensive vetëdijësuese, ku është e domosdoshme përcjellja e mesazheve që janë duke u bërë nga institucionet e Kosovës, në veçanti nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për t’u kërkusr qytetarëve të Kosovës që t’i zbatojnë vendimet që janë marrë nga Qeveria e Kosovës, që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Ai kërkoi që në kuadër të këtyre përpjekjeve të intensifikohen edhe thirrjet nga Bashkësia Islame e Kosovës. “Për MPBAP-në përfshirja e BIK-ut dhe bashkësive të tjera fetare në Kosovë në fushatën vetëdijësuese, do të ndihmonin jashtëzakonisht shumë që t’u kërkojnë qytetarëve t’i reduktojnë daljet e tyre vetëm atëherë kur vlerësohet se është e domosdoshme”, theksoi Sveçla.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava përgëzoi institucionet e Kosovës për angazhimin që janë duke bërë në menaxhimin e kësaj situate.
“Në këtë sfidë do të kenë patjetër mbështetjen e BIK-ut, në mënyrë që bashkërisht të luftojmë me të gjitha forcat dhe me ndihmën e Zotit do ta tejkalojmë këtë sfidë me përmasa globale”, tha Myftiu Tërnava.
Në fund të takimit, Myftiu Tërnava vizitoi Qendrën Operative në të cilën po punon grupi Ndër-institucional për menaxhimin e inxidenteve 24/7.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim kryetarin e xhamisë së Fribourg-ut të Zvicrës

Prishtinë, 07 gusht 2020 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava,…