Prishtinë, 21 korrik 2020

Sabri ef. Jonuzi  imam në xhaminë e Qendrës Shqiptare Fetare dhe Kulturore në Oslo /Ryen të Norvegjisë sot u prit në takim nga Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava si dhe nga Drejtori për Diasporë, mr.Ekrem ef. Simnica.

Me këtë rast myftiu Tërnava shprehu falënderime Sabri ef. Jonuzi dhe Qendrës Shqiptare Fetare dhe Kulturore në Norvegji ne Osllo  por edhe tërë diasporën  që po ofrojnë ndihmë për Kosovën. Me këtë rast myftiu Tërnava çmoi kontributin dhe aktivitetet që po zhvillon kjo Qendër si dhe  kontributin  që kjo Qendër ka dhënë për BIRK-un duke ndihmuar me sadakatul fitr për nevoja të Medresesë dhe Fakultetit të Studimeve Islame.

Myftiu Tërnava edhe një herë përsëriti faktin se Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës  vazhdimisht ka mbështet dhe mbështet mërgatën tonë kudo që gjenden ata duke  u lutur që sa më shpejt të kaloj gjendja pandemike me korona virus  dhe të kthehemi në normalitet

 Nga ana e tij Sabri ef. Jonuzi nga imam në xhaminë e Qendrës Shqiptare Fetare dhe Kulturore në Norvegji ne Osllo/Ryen  falënderoi muftiun Tërnava për pritjen  duke njohur për aktivitetet dhe gjendjen e mërgatës sonë në Norvegji dhe se janë të lidhur me Kosovën dhe janë në koordinim të plotë të aktiviteteve me Kryesinë e BIRK-ut.

Ai po ashtu tha se dhe gjendja e besimtarëve në këtë kohë pandemie  është kryesish e mirë dhe atje nuk ka pasur izolime të qytetarëve si vendet e tjera e as kufizim të lëvizjes.

Në fund u theksua nevoja që qendrat shqiptare që janë nëpër Evropë dhe gjetiu edhe më shumë duhet ndihmuar aktivitetet fetaro-arsimore të BIRK-ut

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…