Prishtinë, 20 korrik 2020
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava ka vizituar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hotin, me të cilin bisedoi për gjendjen aktuale në vendin tonë nga pandemia globale “Covid-19” si dhe për menaxhimin e pandemisë dhe mundësitë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava u informua edhe për proceset e rëndësishme që është duke kaluar Kosova, në veçanti me dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Kryeministri Hoti, falënderoi Myftiun Tërnava për kontributin dhe angazhimin gjatë pandemisë “Covid-19”, ku me anë të imamëve në vazhdimësi ka përçuar mesazhet sensibilizuese për parandalimin e pandemisë “Covid-19”.
Në anën tjetër, Myftiu Tërnava, falënderoi kryeministrin z. Hotin, për punën dhe angazhimin në çështjen e pandemisë, por edhe në të gjitha aspektet e tjera, duke lutur Zotin që qytetarët e Kosovës ta kalojnë sa më lehtë këtë pandemi dhe t’i kthehen jetës normale.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin ekzekutiv të Çmimit “Sheikh Hamad” për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar, z. Labib Nahhas

Prishtinë, më 5 shkurt 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…