Prishtinë, 20 korrik 2020

Sot u mbajt mbledhja e redaksisë së re të revistës “Dituria islame”. Që në fillim kryeredaktori dr. Ajni Sinani, të cilit i është vazhduar mandati i postit të kryeredaktorit, u dëshiroi mirëseardhje anëtarëve të rinj të redaksisë duke lutur Zotin që të kenë sukses dhe të përbëjnë frymë të re për të dhënë kontribut në revistë drejt sfidave të reja.


Anëtarët e rinj të redaksisë janë: Kryredaktori dr.Ajni Sinani, sekretari Dr. Rexhep Suma. Anëtarë: prof. Sabri Bajgora, Mr. Ramadan Shkodra, dr. Fahrush Rexhepi, dr. Orhan Bislimaj,dr. Faruk Sinani, Mr. Muzaqete Kosumi, PHD (c) Besir Neziri dhe mr.Driton Arifi.


Revista fetare shkencore “Dituria Islame” është organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe për herë të parë është botuar në qershor të vitit 1986. Anëtarët e rinj të redaksisë dhanë mendime, sugjerime e propozime se si duhet të ballafaqohet revista me sfidat e reja që na presin.
Mandati i redaksisë është dyvjeçar!

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së

Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…