Prishtinë, 07 gusht 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me drejtorin e Diasporës së Kryesisë së BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, pritën në takim kryetarin e xhamisë së Fribourg-ut, njëherësh anëtarin e Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, z. Sherif Tupanin.

Myftiu Tërnava në këtë takim falënderoi z. Tupanin dhe nëpërmes tij Bashkësinë Islame Shqiptare të Zvicrës për punën dhe angazhimin e tyre për mirëqenien e shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë atje. Ai përmendi se institucioni që ai drejton mbetet i përkushtuar që të ketë bashkëpunim dhe bashkëveprim të aktiviteteve ndërmjet BIK-ut dhe mërgatës sonë.

Nga ana e tij, z. Tupani, falënderoi përzemërsisht Myftiun Tërnava dhe institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për angazhimin e tyre për qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë. Ai po ashtu uroi Myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e ndërtimit të Xhamisë Qendrore, si dhe për marrjen e “Urdhrit të Pavarësisë” nga presidenti Hashim Thaçi.

Në fund të takimit, drejtori për Diasporë, Ekrem ef. Simnica, ndau një fletë falënderim për z. Tupanin dhe për Bashkësinë Islame Shqiptare të Zvicrës, në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar dhënë për institucionet fetaro-arsimore të Bashkësisë Islame.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…