Falënderimi i takon Allahut, Zotit te botëve, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin Muhamed, familjen, shokët dhe mbi të githë ndjekësit e rrugës së tij.
Virusi i përcaktuar dhe i emërtuar shkencërisht si “Covid 19”, i cili është përhapur në kombet e tokës pa përjashtim, është bërë një pandemi globale që ka prekur miliona njerëz, u ka marrë jetën qindra mijëra njerëzve dhe u ka imponuar të gjithëve kushte emergjente dhe kritike në botë dhe ndryshime të shumta të papritura. Ky virus ndikoi kështu në shëndetin publik, preku aspekte të ndryshme të jetës dhe dhe privoi botën tonë të globalizuar nga karakteristikat e saj më të rëndësishme: përzierjen, asimilimin dhe komunikimin, për t’ia zëvendësuar me format e diferencimit, mbylljes dhe të ndarjes.
Bazuar në faktin se kjo krizë po përhapet, në mënyrë që çdo shkencëtar dhe specialist në fushën e tij të lëvizë për të arritur ekuilibrin dhe që jeta të vazhdojë me ritmin e zakonshëm sa të jetë e mundur;
Fakti që jurisprudenca islame dhe juristët islamë janë një organ që nuk duhet të neglizhojë ose të lërë pas dore efektet që ndodhin në realitet si partner të tekstit ligjor sheriatik në shkarkimin dhe zbatimin e rregullave dhe dispozitave, siç tregohet nga tekstet dhe parimet dhe theksohet nga praktikat juridike islame të paraardhësve të drejtë dhe praktikat e tyre të kohës, veçanërisht pas një periudhe kohe në të cilën u shfaqën efektet e kësaj fatkeqësie, duke lejuar të adresohen, të analizohen dhe të studiohen me një përzierje të jurisprudencës islame, realitetit dhe parashikimit;
Duke u përpjekur për të studiuar, sqaruar, këshilluar dhe drejtuar në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me dimensionet e këtij ndikimi dhe që të forcohet dhe sintetizohet midis përvojave dhe përpjekjeve të bëra nga studiuesit myslimanë dhe institucionet zyrtare të fetvasë në përballje me zhvillimet e reja, të cilat i imponoi realiteti i ri me mekanizmat e fetvasë të vendosura dhe metodat mësimore të ndjekura, në një mënyrë që të jenë në përputhje me kontekstet lokale në shërbim të shoqërive, vendeve dhe njerëzve;
Dhe duke promovuar dhe ngritur përgjegjësitë fetare, intelektuale dhe sociale në sqarimin e qasjeve juridiksionale dhe udhëzimin e vizioneve drejt kësaj epidemie nga këndvështrimi i një civilizimi që ishte pararendësi i politikës së karantinës dhe pjesëmarrjes së lëvizjes së mendimit njerëzor në propozimin e zgjidhjeve të duhura dhe efektive për sfidat dhe problemet shëndetësore, sociale, ekonomike, psikologjike, ligjore dhe vlera të paraqitura nga kjo krizë globale;
Me ftesë të LigësBotërore Islame dhe Shoqatës së Dijetarëve Myslimanë, të kryesuar nga shkëlqesia e tij, Sekretari i Përgjithshëm Sheik dr. Muhamed bin Abdul Kerim Al-Isa, dhe me ftesë të Këshillit të Emirateve për Fetva, të kryesuar nga shkëlqesia e tij, studiuesi Abdullah bin Al-Sheik Mahfouz Bin Bejah, u mbajt Konferenca Botërore Virtuale në ditët e shtunë dhe e diel, gjegjësisht më datat(27-28/11/1441h -18-19 /07 / 2020 g.) nën titullin “Jurisprudenca e Emergjencave … Parametrat pas Koronës”, me pjesëmarrjen e një elite të shquar të ekselencave, shkëlqesive, studiuesve të shquar të Sheriatit dhe ekspertëve kompetentë të realitetit nga vende të ndryshme të botës.
Konferenca u hap nga shkëlqesia e Tij Shejh Nahyan Mubarak Al Nahyan, ministër i Tolerancës dhe Bashkëjetesës në Emiratet e Bashkuara Arabe, me një fjalë rasti ku theksoi lumturinë e Emirateve të Bashkuara Arabe për mundësinë e ofruar për të mbështetur konferenca të tilla që kërkojnë të kryejnë detyrën e sqarimit sheriatik ligjor në raste emergjente e zhvillime dhe të japin zgjidhje dhe propozime që pasurojnë jetën e umetit dhe rinovojnë realitetin e tij dhe udhëzojnë për të ardhmen e tij si umeti më i mirë i shfaqur njerëzimit dhe kontribuon në arritjen e ndërlidhjes, komunikimit intelektual dhe real ndërmjet studiuesve të umetit dhe komunitetit mysliman kudo.
Shkëlqesia e tij vlerësoi iniciativën e Ligës Botërore Islame dhe Këshillit të Emirateve për Fetva për të organizuar këtë konferencë virtuale që përfshin një grup elitar studiuesish myslimanë nga e gjithë bota, duke e konsideruar atë një thirrje të rëndësishme për bashkëpunim rajonal dhe global, me qëllim tejkalimin e problemeve dhe ruajtjen e shëndetit publik kudo.
Ai vlerësoi atë që konferenca kërkon të thellojë aspektet pozitive në marrëdhëniet e gjera dhe komplekse ndërmjet tërë botës, dhe ato që përfaqësohen në theksimin e rëndësisë së parimeve të njohjes, dialogut, bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët ndërmjet të gjitha qenieve njerëzore.
Në fjalën e tij, z. Noor Al-Haqq Qadri, ministër i Çështjeve Fetare në Pakistan, përmendi rëndësinë e kësaj konference në kontekstin e saj shkencor dhe praktik, ndërsa vlerësoi fetvanë ligjore të lëshuar nga Këshilli i Emirateve për Fetva mbi epideminë e re korona, për sa i përket kontekstit të saj kohor dhe për sa i përket të qenit një fetva gjithëpërfshirëse në të cilën ka një përgjigje për shumë prej problematikave te paraqitura para studiuesve myslimanë. Shkëlqesia e tij sqaroi gjithashtu dilemat juridike dhe dimensionet shoqërore të zbuluara nga kjo epidemi nëpërmjet përvojës së institucioneve juridike dhe shkencore në Pakistan dhe domosdoshmërinë për ndërtimin e fetvave dhe zgjidhjeve juridike për përballimin e kësaj fatkeqësie në ekspertizën e specializuar shkencore dhe mjekësore dhe qëllimet e konsideruara të ligjshme.
Ndërsa prof. Mohamed Mokhtar Gomaa, ministër i Vakëfeve i Egjiptit, lavdëroi idenë e konferencës dhe iniciativën e atyre që e ftuan, tha se jurisprudenca e trajtimit të pandemisë korona tregoi nevojën urgjente për të dalë nga horizontet e ngushta që përfaqësoheshin nga disa prej atyre që kishin lidhje me ligjërimin fetar të kufizuar në memorizimin e dispozitave të trashëguara duke mos përdorur zbatuar mendjen në një kuptim të saktë të tekstit përmes rregullave shkencore dhe logjike në kuptuarit të saj, pa marrë parasysh fikhun- juridiksionin e objektivave, fikhun- jurisprudencën e ngjarjeve, dhe pa marrë parasysh rrethanat e kohës dhe vendit, kushtet e njerëzve dhe zhvillimet e kohës dhe emergjencave të tij. Shkëlqesia e tij theksoi nevojën urgjente për të evokuar konceptin islamik të besimit, i cili nuk i ndan faktorët metafizikë dhe shkaqet – sebepet materiale, duke përmendur përpjekjet e shkencëtarëve egjiptianë për t’iu përgjigjur sfidës së kësaj pandemie.
Pastaj fjalën e mori shkëlqesia e tij studiuesi Abdullah bin Bejah, kryetar i Këshillit të Emirateve për Fetva, i cili theksoi natyrën dhe dimensionet e krizës globale të shkaktuar nga pandemia e re korona dhe disa nga mësimet e saj, dhe nevojën që fikhu – juridiksionin dhe fekihët – juristët t’u përgjigjen ndryshimeve në realitet duke mobilizuar mjetet e ixhtihadit dhe gjeneratorëve të dispozitave të pjesshme sipas fondamenteve -tërësive dhe rregullave kryesore të Sheriatit.
Shkëlqesia e tij theksoi se kjo konferencë është një mundësi për të bërë këtë detyrë, duke përmendur përvojën e Këshillit të Emirateve për Fetva në lëshimin e fetvave dhe deklaratave në përballjen e kësaj pandemie dhe në kryerjen e rolit të saj udhëzues në vazhdimin e politikës së përgjithshme të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vizionit të saj praktik pionier në ballafaqimin më krizën.
Shkëlqesia e tij vlerësoi përpjekjet e Ligës Botërore Islame dhe Sekretarit të Përgjithshëm të saj dr. Muhamed bin Abdul Kerim Al-Isa për të përçuar mesazhin e Ligës, mesazhin islam dhe atë humanitar në të gjithë botën, në përputhje me qasjen e tolerancës islame, e cila përfshin të gjithë me mëshirën e Tij. Ai falënderoi pjesëmarrësit për kontributin e tyre duke lutur Allahun ta bëjë ketë një takim të mirë dhe të suksesshëm.
Pastaj konferencës dhe ndjekësve te saj iu drejtua Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore Islame, kryetari i Shoqatës së Dijetarëve Myslimanë, shkëlqesia e Tij dr.Muhamed bin Abdul Karim Al-Isa, me një fjalim, në të cilin nxori në pah arsyet që çuan në mbajtjen e kësaj konference dhe kontekstin në të cilin bie, duke vlerësuar dhe falënderuar pjesëmarrësit për përgjigjen e tyre të shpejtë, me gjithë angazhimet e shumta të punës të tyre. Rrethanat e jashtëzakonshme dhe kritike që u përhapën në botë, kanë prodhuar shumë pyetje të njëpasnjëshme, si private ashtu edhe publike, në çështje të adhurimit- ibadat dhe të ekonomisë – muamelat që janë ngritur pranë institucioneve relevante te Fikhut- jurisprudencës dhe njerëzve të saj e të cilat duhet të kenë përgjigje dhe zgjidhje adekuate.
Shkëlqesia e tij preku nevojën për t’u kushtuar vëmendje çështjeve myslimane dhe çështjeve të tyre në lidhje me aspektet ligjore, intelektuale dhe të sigurisë, luftimit të ekstremizmit dhe terrorizmit, bashkëjetesës me tjetrin në siguri, paqe dhe bashkëpunim, dhe përpjekje për të përmirësuar reputacionin e umetit mysliman në botë dhe për të marrë një pozicion aktiv efektiv për të në forume ndërkombëtare.
Shkëlqesia e tij vlerësoi përpjekjet pioniere të ushtruara nga Këshilli i Emirateve për Fetva, në jurisprudencë, në ndërgjegjësimin juridik dhe në përhapjen e paqes dhe harmonisë, të kryesuara nga Shkëlqesia e tij dijetari Abdullah Bin Bejah, i cili ka hulumtuar mënyra për trajtimin e mençur të problemeve që lidhen me kuptimin e fesë dhe me zbatimin e saj në jetën tonë bashkëkohore.
Pjesëmarrësit rishikuan dhe studiuan në seancat e konferencës tematika dhe çështje të ndërlidhura me besim -akaid, adhurime -ibadat, ekonomi – muamelat, shëndetësi dhe etikë islame.
Pyetjet e saj ngritën çështjen e pandemisë korona dhe theksuan një numër botëkuptimesh, rekomandimesh dhe rezultatesh të rëndësishme:

Së pari, rezultatet e përgjithshme të konferencës

  • Është shumë herët për të nxjerrë konkluzione përfundimtare mbi natyrën e kësaj epidemie, efektet e saj ekonomike, pasojat psikologjike dhe për pasojat sociale.
  • Kjo krizë preku të gjitha aspektet e jetës në detajet më të vogla, gjë që kërkon mobilizimin e të gjithë personave të interesuar, specialistëve dhe ekspertëve për të diagnostikuar simptomat e saj, të kuptojnë dimensionet e saj dhe të sugjerojnë masat dhe hapat e nevojshëm për të dalë prej saj me humbjet më të ulëta të mundshme financiarisht dhe moralisht.
  • Një nga mësimet e shkëlqyera të kësaj krize është brishtësia e njerëzimit, kufizimet në njohjen e saj dhe uniteti i njerëzimit. Banorët e këtij planeti, edhe nëse mundësitë dhe aftësitë e tyre ndryshojnë, janë si udhëtarët e një anijeje të vetme, kanë një fat të përbashkët dhe ata kanë nevojë për bashkëpunim solidaritet dhe dhembshuri.
  • Nga mirësia e Zotit të Plotfuqishëm është se Ai e bëri njeriun – me gjithë këtë brishtësi të tillë – të fortë dhe i nënshtroi gjithçka në qiej dhe gjithçka në tokë. Allahu i Madhëruar i tregon dhe i shfaq njeriut të vërtetën e dobësisë së tij për t’u përulur dhe i shfaq paditurinë e tij për të mësuar dhe ia ka nënshtruar universin që ai të punojë. Allahu thotë: (Dhe për ju nënshtroi gjithë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë) Al Xhathije 13, (E krijoi njeriun. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit) Rrahman 3-4.
  • Një nga vlerat qendrore që ka demonstruar kjo krizë është domosdoshmëria e vlerës së solidaritetit ndërmjet njerëzimit për të përballuar rreziqet që nuk bëjnë dallime ndërmjet popujve, racave, ngjyrave dhe vendeve, por përkundrazi prekin të gjithë në larminë e racave të tyre, në shumëllojshmërinë e etnive dhe feve të tyre dhe klasave e niveleve të ndryshme të tyre.
  • Fetë monoteiste, ne krye të të cilave është Islami, pajtohen se bamirësia, ndihma në kohë vështirësie dhe fatkeqësish duhet të shtrihet te të gjithë njerëzit pa marrë parasysh fetë e tyre dhe se të gjithë njerëzimi duhet mbuluar dhe përshirë me obligimin e solidaritetit për të ruajtur jetën, e cila është në origjinën e saj një dhuratë hyjnore.
  • Konferenca paralajmëroi për rreziqet e gjuhës së urrejtjes, duke përfshirë zërat e refuzimit të shprehjeve dhe parullave të vëllazërimit në mesin e ndjekësve të feve, për të cilat Sheriati i themeloi në një numër citatesh dhe tekstesh; për rrezikun që një refuzim i tillë të ketë për besëlidhjet e vëllazërimit kombëtar (nacional) në vendet me larmi fetare dhe për rezultatin e kësaj të keqeje – përçarjen ne mesin e këtyre shoqërive. Andaj myslimanët, hebrenjtë, të krishterët dhe të tjerët janë vëllezër në njerëzim dhe vëllezër në nënshtetësi (kombësi), andaj ky vëllazërim nuk ka asnjë lidhjeje me vëllazërimin fetar, dhe nga edukata e Islamit janë fjalae mirë,afrimi dhe zbutja e zemrave.
  • Konferenca paralajmëroi gjithashtu rreth rrezikut të prerjes (përpjesëtimit) së teksteve ligjore islame, përfshirë ato që ndërlidhen me grupe specifike nga Ehli Kitabi – Pasuesit të Librit dhe të interpretimitmbitë gjithë ata.Ndërsa Zoti i Madhërishëm për ta thotë:(ata nuk janë të njëjtë), dhe konferenca pohoi atë që qëndron në këtë mashtrim të gënjeshtrës ne emër të Zotit dhe të Dërguarit të Tij dhe fyerjes së Islamit dhe nxitjes kundër tij.
  • Jeta e një shpirti është si ajo e të gjitha qenieve njerëzore, humbja e saj si humbja e të gjithë atyre, dhe bashkëndjenja njerëzore në kriza rinovon ndjenjën e tyre të përkatësisë në familjen njerëzore. Kurani Fisnik nxit dhe pohon se përpjekja për të ringjallur një shpirt është një përpjekje për të ringjallur të gjithë shpirtrat: (E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit). Al- Maida 32.
  • Sfidat dhe rreziqet me të cilat përballet bota, sistemet dhe njerëzit për shkak të kësaj epidemie, vendosin aspektet e sigurisë në prioritetet e kushteve për aftësinë për të kapërcyer situatën aktuale dhe për të hartuar të ardhmen, më pas është e nevojshme uniteti dhe bashkëpunimi në shërimin e konflikteve dhe ndarjes, dhe që të theksohet fjalimi i tolerancës, drejtësisë dhe vëllazërimit dhe aktivizimi i tij social.
    Së dyti,rezultatet shkencore dhe juridike:
  • Kjo krizë kërkon mobilizimin e mjeteve të jurisprudencës me të gjitha radhët e saj dhe gjeneruesit e vendimeve – dispozitave të pjesshme në dritën e synimeve dhe rregullave kryesore të sheriatit (legjislacionit).
  • Synimet e nevojshme dhe të besueshme të rregullave në këtë krizë janë rregullat e “Vështirësitë sjellin lehtësimin” dhe “Dëmi hiqet”.
  • Kursi i lehtësimit të përdorimit të llojeve të lehtësirave sheriatike të ligjshme, siç janë hedhja (anulimi i obligimit), zëvendësimi, mangësia, vonesa dhe përshpejtimi është në dispozita te domosdoshmërive dhe tënevojave.
  • Shprehja “emergjente” është më e përshtatshme për të adresuar çështjet e kësaj krize sesa termi “pandemik”, sepse ky i fundit në origjinën e tij ka konotacione të pjesshme, përveç asaj të parë, e cila përfshin elementin e befasisë, paqartësinë e burimit, ashpërsinë e ndikimeve dhe gjithë përfshirjen e efekteve.
  • Jurisprudenca e emergjencës është një juridiksion, i cili është i përbërë nga realiteti dhe provat sheriatike, qëllimi i të cilit është kërkimi i lehtësimit dhe lejeve për përcaktimin e detyrimit të tij, dhe lënda – çështjae tij janë tekstet e shpalljes hyjnore, të cilat kanë rrënjët për lehtësim dhe provat dhe rregullat që bazohen në të, dhe aktorët në këto lëndë – çështje janëFekihu – juristi, eksperti dhe sundimtari.
  • Sheriati ynë tolerant, pasi ishte sistemi i devotshëm dhe juridik që rregullon modelin e sjelljes normative të myslimanit si individi dhe si shoqëri, u ka kushtuar kujdes të favorshëm urgjencave dhe më shumë vëmendje efektet e saj u përfshinë në pesë fondamentet-tërësitë esenciale:
  1. Fondamenti i fesë: Besimi dhe Adhurimet
    a. Pjesa e besimit – akaidit:
  • Kjo krizë ngriti çështjen e së mirës dhe të së keqes, kadasë(vendimit) dhe kaderit(përcaktimit) fatit dhe rrethit te përcaktimeve të mëdha, që shtrihet në një fushë më të gjerë sesa rrethi i veprimit dhe zgjedhjes njerëzore, mbase përtej të kuptuarit të tij dhe ndonjëherë edhe nga të kuptuarit e tij.
  • Pyetjet që kanë të bëjnë me të kuptuarit e natyrës së epidemisë dhe shkaqet e saj dhe trajtimi i saj, në parandalimin dhe trajtimin në të tashmen dhe të ardhmen janë të gjitha pyetje të ligjshme që nuk bien në kundërshtim me njohjen e fuqisë së Allahut të Plotfuqishëm, kështu që luftimi i epidemive si luftimi i gjithçkaje që dëmton një person është një ikje nga përcaktimi i Allahut në përcaktimin tjetër të Tij.
  • I Dërguari i Allahut a.s. ai i cili është zotëria i besimtarëve, të cilët i mbështetën Allahut , megjithëatë kërkonte shërim dhe i udhëzonte njerëzit që të kërkojnë shërimin dhe të trajtohen. Andaj mbështetja në Allahun është gjendje e zemrës dhe lënia e kërkimit të shërimit është abuzim i sjelljes ndaj Allahut.
  • Hadithi autentik: “Çdo sëmundje ka një ilaç dhe, nëse ilaçi godet sëmundjen, me lejen e Allahut sëmundja shërohet.” Një parim i shkëlqyeshëm në ndërthurjen e marrjes së shkaqeve – sebepeve dhe të mbështetjes në Krijuesin e sëmundjes dhe ilaçit, shpresë për studiuesit dhe përgëzim për njerëzimin.
  • Nëse pyetjet që rrotullohen nga kërkimet në natyrën kozmike që lidhen me epideminë dhe katastrofat e tjera natyrore janë të ligjshme dhe në harmoni me besimin në Zotin e Plotfuqishëm, atëherë dyshimi në urtësinë hyjnore në to, ka burimin nga arroganca dhe pamjaftueshmërisë në të menduarit, sepse urtësia hyjnore nuk matet me ligjet e krijesave, kështu që veprimet e të Plotfuqishmit dhe urdhrat e Tij janë të mira dhe të bukura.
  • Fenomeneve kozmike siç janë epidemitë dhe tërmetet nuk u atribuohen as e mira ose as e liga, sepse bamirësia dhe kundërta w saj nuk përcaktohen nga imazhi, kështu që një vepër si p.sh. vrasja mund të konsiderohet e mirë në një rast dhe e lig në një rast tjetër, por bamirësia dhe e kundërta saj përcaktohen nga motivet dhe rezultatet.
  • Njohuria njerëzore nuk tejkalon fenomenin e kushteve të menjëhershme dhe gjendjeve te shfaqura të kohës, gjë e cila pengon njeriunpër të kuptuar urtësinëe Zotit të Plotfuqishëm dhe e cila rrethon pasojat e botës dhe efektet në boten e ardhshme, Allahu në Kuran thotë: (Por mund që ju ta urreni një send e ai të jetë shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send e ai të jetë dëm për ju. Allahu e di e ju nuk dini) El Bekre 612.
  • Vizioni islam për të trajtuar emergjencat nga një këndvështrim akaidologjik doktrinar bazohet në parimin e sprovimit të njerëzimit, nga i Gjithëdijshmi iGjithëdituri në këtë planet, me të mira dhe më të këqija. Andaj ata detyrohen që ndaj fatkeqësive ta kenë besimin dhe bindjen në urtësinë e Allahut, t’i nënshtrohen ndaj Tij, të shpresojnë për të mirat e Allahut dhe të respektojnë atë që Ai ka urdhëruar dhe e udhëzoi në marrjen e shkaqeve, solidaritetin dhe bashkëpunimin në të mirë dhe përfitimin publik.
    b. Pjesa e adhurimit – ibadat:
  • Jurisprudenca (FIkhu) e urgjencës në fushën e adhurimit drejtohet nga statusi i kërkesës se ligjvënësit (shkaqet, kushtet dhe pengesat), aktivizuesi i nivelit të lehtësirave, arbitri i fondamenteve – tërësive islame të domosdoshme, si dhe zbritësi i dispozitave me qëllim të lehtësimit.
  • Rregulli i parë i jurisprudencës urgjente është rregulli: “Vështirësia sjell lehtësimin.” Një nga pesë bazamentet mbi të cilat bazohet jurisprudenca islame,që janë nxjerrënga tekstet e Kuranit, sunetit, argumenteve dhe provave të tjera të bashkërenduara për qëllimi të lehtësimit në Sheriatin tonë tolerant.
  • Një nga aspektet e qëllimit të lehtësimit dhe zbatimit të rregullit së “vështirësia sjell lehtësim”, është dallimi i ulemave ne mendimet e tyre. Andaj dallimi në një çështje të caktuarkrijon hapësire me të gjere veprimisesa Ixhmai – Konsensusi në një vepër të ndaluar. Sepse dallimi ne njëçështjee sjell atë ne kategorinë e dyshimit, icili e vendos ne orbitën e veprës së urryer Mekruhit.
  • Një nga manifestimet e realizimit të qëllimit të lehtësimit dhe zbatimit të bazës-rregullit së vështirësisë, janë edhe përgjigjet e Këshillit të Emirateve për Fetva, i cili rikujtoi dhe udhëzoi pyetësit dhe te gjithë ata te cilët kërkuan fetva nga ky institucion duke ua rikujtuar lehtësirat sheriatike fetare për të lënë faljen e namazave me xhemat dhe pezullimin e tyre.
  • Nga këto lehtësira është ndalimi i faljes se namazit te xhumasë derisa nivelet e larta të infeksionit epidemik të jenë më të sigurta. Andaj falja e namazit te xhumasë ne shtëpi nuk është i vlefshëm, si dhe nuk lejohet që ajo të falet në shtëpi duke ndjekur zërin ose nçpçrmjet transmetimit televiziv direkt. Sepse xhumaja për t’u falur ka kushtet dhe dispozitat e veta, nëse ato janë te plotësuara namazi i xhumasë faljet, në të kundërtën bie obligimi i faljes se namazit te xhumasë.
  • Nga këto lehtësira është se personit të infektuar me sëmundjen COVID- 19 i jepet dispozita e te sëmurit, andaj preferohet që të mos agjërojë ne rast vështirësie dhe obligohet të mos agjërojënëse agjërimi e përkeqëson sëmundjen e tij ose ia ekspozon rrezikut, gjithashtu kjo dispozitëjepet edhe për personelin mjekësor që mbikëqyr pacientët në ditët e tyre të punës nëse kanë frikë se imuniteti i tyre dobësohet ose kujdesi ndaj pacientëve te humbet sipas medhehbit -doktrinës së Ebu Hanifes, medhhebit tëMalikut dhe atij të Ahmedit.
  • Nga këto lehtësira është pagesa e zeqatit para kohe duke u bazuar në synetin e Pejgamberit a.s., ose shtyrja e pagesës se zeqatit duke u bazuar në veprimet e sahabëve, Zoti qoftë i kënaqur me ta, që është doktrina e shumicës së hanefive.
  • Nga këto lehtësira është thirrja e domosdoshme dhe nevoja për t’iu përmbajtur rregullativavete ndërmarra nga qeveria e Kujdestarit të dy Xhamive të Shenjta, bazuar në përgjegjësinë e saj sovrane dhe ligjore për t’u kujdesur për haxhilerët, umrexhitë dhe vizitorët, si dhe që duhet ndihmuar ata në ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së secilit.
  1. Fondamenti e shpirtit:
  • Fondamenti i shpirtit është problemi më i rëndësishëm në këtë epidemi dhe një nga manifestimet e qëllimit të lehtësimit në Sheriat është ruajtja e domosdoshme e jetës në të gjitha pjesët e Sheriatit, përfshirë edhe ato pjesët që janë të domosdoshme për fenë.
  • Qëllimi i dhënies përparësi ruajtjes se fesë para ruajtjes se shpirtit në renditjen e pesëfondamenteve – tërësive është ruajtja e besimit – bindjes me të cilën iu drejtua Allahu Fuqiplotë të gjithë pejgamberëve në ajetin Kuranor: (Ai ju përcaktoi ju për fe atë që ia pati përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musanë dhe Isanë. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. Allahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon në të atë që i drejtohet Atij.) Shura 13.Pra, për qëllim është ruajtja e bindjes rrënjësore dhe jo i gjithë Sheriatit me degët dhe pjesët e saj, kështu që ruajtja e jetës dhe sigurisë së njerëzve dhe parandalimi i përhapjes së sëmundjes infektive është një justifikim i vlefshëm legjitim i llojit në rastin e duhur dhe me ndikim juridik.
  • Hadithi të cilin transmeton Ebu Hurejre:”Nuk ka frikë nga sëmundjet ngjitëse (asnjë sëmundje ngjitëse nuk merret e nuk përhapet pa Lejen e Allahut), nuk ka ogure të këqija (nga zogjtë ose nga diçka tjetër), nuk ka ogur të keq nga kukuvajka dhe nuk ka safer, ndërsa ikni prej të lebrosurve siç ikni prej luanit!. (Buhariu). Rreth këtij hadithi është shkruar shumë në të kaluarën, ky hadith mohon ekzistencën e ndikimit të sëmundjes vetvetiu në transmetim siç ishte besimi- bindja ne kohën e xhahilijetit, mirëpo nuk e mohon bartjen, transmetiminnatyror te sëmundjes me argumentin se Pejgamberit a.s. ndaloi që i shëndoshi të përzihet me të sëmurin dhe urdhëroi të ikë nga i lebrosuri siç ikën prej luanit.
  • Kjo metodë e kombinimit ndërmjet haditheve të cilat vërtetojnë bartjen e sëmundjes dhe haditheve te cilat mohojnë atë, është më e përshtatshme në qasjen e Sheriatit në mosprishjen – mohimin e shkaqeve – sebepeve dhe mosanulimin-mohimin e origjinës natyrore dhe është në përputhje me rezultatet e shkencës moderne.
  • Dijetarët e mëhershëm i kanë dhënë peshë më të madhe disa çështjeve, duke dhënë mendimin se bartja- transmetimi i sëmundjes nuk lejon ndërprerjen e vizitave të të sëmurit dhe mbajtjen e lidhjeve farefisnore, ky mendim është ndërtuar mbi perceptimin e tyre se bartja- transmetimi i sëmundjeve ështënga ndodhitë e ndërlidhura të rralla, ndërsa, meqë sot kuptimi dhe njohurit e mënyrave te bartjes – transmetimit të sëmundjeve janë më të detajuara dhe më specifike deri në atë masë qe mundin dyshimin, nuk ka mënyrë për te dalluar çfarëdo pandemie nga ato sëmundje që zakonisht janë të dëmshme dhe shkatërruese.
  • Masat paraprake preventive, veçanërisht nëse janë urdhëruar nga pushteti – qeverisja, e ngrenë vendimin e tyre në dispozitën e detyrimit – vaxhib, dhe shkeljen e tyre në ndalesë – haram, sepse ato janë ndër dispozitat ligjore në fondamentet e ekzistencës -vetëruajtjes dhe ato janë dispozita detyruese dhe nuk janë thjesht këshilla ose udhëzime, u sjellin dënime sheriatike-ligjore atyre që i shkelin ato me dashje.
  1. Fondamenti e pasurisë:
  • Rregulli i parë i rregullave të jurisprudencës urgjente në kontrata dhe transaksione është rregulli: “dëmi hiqet”, i cili nxirret nga citatet e Kuranit,Synetit dhe nga Ixhmai.
  • Jurisprudenca e urgjencës në kontrata dhe transaksione është në kontrast me atë që dihet në ligjet bashkëkohore nga teoria e kushteve-gjendjeve emergjente që u ngritën në Perëndim dhe së cilës i shtohet një teori e ngjashme e “forcës madhore”.
  • Këto dy teori synojnë të korrigjojnë çekuilibrin në kontratë dhe të korrigjojnë diçka që nuk pritej dhe që ndodhi, në mënyrë që gjyqësori t’ia shpaguajë – pas një ekuilibri ndërmjet interesit të kontraktuesve – angazhimin rraskapitës njërës nga palët në një masë të arsyeshme.
  • Dispozitat e urgjencës në Sheriatin tonë tolerant janë më të gjera, më mikpritëse dhe më fleksibile, se teoria e kushteve të urgjencës në ligj, sepse ato nuk parashikojnë rishikimin e rezultateve të kontratës dhe ngritjen e dëmeve të saj, atë që ligji e konsideron si “forcë madhore”, por merr parasysh atë që është nën ketë rang, siç janë aksidentet emergjente dhe çfarë është më e përgjithshme se ajo.
  • Fikhu (Jurisprudenca) islame karakterizohet nga konsistenca e dispozitave të urgjencësnë të, nga dispozitat e pandemive që organizohen në një akt dhe që ndërlidhen me një lidhje të ngushtë,është vetvetiu strukturë më shumë degë. Kjo për shkak të fleksibilitetit të konceptit të pandemisë në jurisprudencën islame, e cila është zgjeruar nga pikëpamja e fikhutnga origjina e saj në dispozitat e përgjithshme të urgjencës.
  • Gjyqtarët dhe myftinjtë janë në gjendje, duke bazuar në këtë gjithëpërfshirje të siguruar nga tekstet e Sheriatit,të zgjerojnë konceptine pandemisë, të shqyrtojnë fatkeqësitë dhe rrethanat në veçanti, të hetojnë kriteret për ekzistencën e dëmit për anulimin e plotë ose të pjesshëm, ose mungesën e tij, në mënyrë që ata të zgjerojnë konceptin e një pandemie të pjesshme ose të ngrenë konceptin në një formulë gjithëpërfshirëse të re, bazuar në përfshirjen e efekteve të kësaj krize të re epidemike për të gjitha fondamentet e cekura.
    4/5 – Fondamenti i ruajtjes së mendjes dhe pasardhësve:
  • Një nga efektet e epidemisë së re dhe imponimit të karantinës në shtëpi është numri i madh i mosmarrëveshjeve familjare dhe grindjeve, si dhe niveleve të larta të dhunës në familje dhe shkurorëzimeve, gjë që i obligon njerëzit e shkencave fetare- sheriatike, juridike, humane dhe arsimore të kërkojnë mjetet dhe mënyrat e duhura në ndërgjegjësim dhe edukim për të përhapur frymën e sigurisë dhe harmonisë në familje, në mënyrë që të bëhet familja shtëpi e qetësisë psikologjike shpirtërore, qetësi e cila ndërton zemra të qëndrueshme dhe dashuri që kënaq shpirtrat.
  • Ajo që duhet të thellohet në hulumtim është shtrirja e vlefshmërisë së efekteve psikologjike dhe materiale të kësaj epidemie të re për të qenë një bazë për evakuimin e anëtarëve të familjes nga përgjegjësitë e tyre dhe rezultatet e veprimeve të tyre, veçanërisht në çështjen e divorcit, veçanërisht ata që konsiderojnë se qëllimi i mbylljes në bisedë është zemërim ekstrem.
  • Një nga detyrat e çështjeve të kërkimit juridik, të lidhura me epideminë e re është mundësia e caktimit të gjykimeve për gjendjet psikologjike dhe çështjet e brendshme, pa paraqitjet dhe shkaqet e tyre që kërkohen për paraqitjen dhe disiplinën, siç janë sëmundjet organike që ndikojnë në dispononim dhe sjelljet.
    Së treti, vendime dhe rekomandime
  • Pjesëmarrësit e konferencës lavdërojnë vendimet racionale të marra nga Mbretëria e Arabisë Saudite në lidhje me Umren, vizitën dhe lutjet në Xhaminë e Madhe dhe Xhaminë e Profetit, dhe lavdërojnë masat paraprake për ndarjen e Haxhit këtë vit për haxhilerët vendas (30% të haxhilerëve sauditë dhe 70% nga rezidentët e huaj), dhe se zvogëlimi i numrit të pelegrinëve është që t’i parandalojë ata nga rreziku i epidemisë së ngulitur me vazhdimësi dhe paqëndrueshmëri. Ky vendim është në përputhje me dispozitat e ligjit të Sheriatit dhe qëllimet e tij, duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme emergjente të sjellë nga pandemia, pasi është një përpjekje reformiste e lëshuar nga njerëzit e saj dhe një realitet në vend, në të cilin bie obligimi, detyrimi i Haxhit të kërkuar fetarisht dhe hiqet mëkati nga të gjithë, e gjitha kjo në rrathana të tilla, në të cilat Mbretëria e Arabisë Saudite ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit, për të përballuar këtë pandemi, me qëllimin e kontributit të saj ndërkombëtar në atë qëllim humanitar.
  • Pjesëmarrësit e konferencës vlerësojnë gjithashtu rolin pionier të Mbretërisë së Arabisë Saudite në ndihmat ndërkombëtare në lidhje me epideminë e shfaqur të virusit korona për të luftuar këtë plagë dhe për të zbutur efektet e saj, të përfaqësuar nga qendra “Mbreti Selman për Ndihmë dhe Veprim Humanitar”, duke ofruar ndihma financiare, mjekësore, ushqimore dhe këshilla të specializuara që nuk bënin dallimin e përfituesve në gjini, gjyrë ose fe, në përputhje me mësimet e fesë sonë të vërtetë, e cila zbriti si mëshirë për botët.
  • Studiuesit dhe pjesëmarrësit vlerësojnë vizionin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të përballuar këtë krizë me parashikim në planifikim, qëndrueshmëri në zbatim, shpejtësi në iniciativë, pjesëmarrje në zhvillimin e ilaçeve të avancuara dhe rolin pionier që ajo luajti në solidaritet me vendet e prekura nga kjo epidemi pa marrë parasysh fenë apo etninë e tyre, kështu që mobilizoi flotat e saj detare, tokësore dhe ajrore, nëpërmjet përpjekjeve të institucioneve shtetërore, veçanërisht Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe, për të siguruar shpëtimin e furnizimeve themelore shëndetësore dhe humanitare për më shumë se shtatëdhjetë (70) vende, për të kufizuar përhapjen e virusit korona, duke e bërë ndihmën humanitare kudo.
  • Pjesëmarrësit vlerësojnë përpjekjet humanitare të RABITA-së dhe ndihmën dhe mbështetjen që u ofroi njerëzve në nevojë në mbarë botën për të kontribuar në parandalimin e pandemisë korona dhe për zbutjen e ndikimit dhe efekteve të saj ekonomike dhe shëndetësore. Nga to përfituan qindra mijëra individë në 25 vende, si pjesë e përgjigjes së saj ndaj rolit humanitar që luan në botë pa bërë dallimin sipas ngjyrës, etnisë ose fesë.
  • Konferenca vlerëson përpjekjet e vendeve islamike, vendeve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare, siç është “Organizata e Bashkëpunimit Islamik”, që ofroi ndihmë mjekësore dhe humanitare për vendet në nevojë për ndihmë dhe e cila ka lënë një ndikim të mirë dhe një reputacion të mirë, si dhe zbuti efektet e kësaj epidemie në të gjithë botën.
  • Konferenca vlerëson sakrificat e stafit mjekësor dhe përkushtimin e tyre për të shpëtuar jetë, duke trajtuar dhe duke u kujdesur për pacientët e kësaj epidemie, dhe përpjekjet e të gjithë punëtorëve, individëve dhe institucioneve në luftën kundër kësaj sëmundjeje, duke kujtuar madhështinë e shpërblimit dhe sevapeve të premtuara për të gjithë ata që shpëtojnë dhe ruajnë një shpirt.
  • Konferenca vlerëson se ekziston një nevojë në rrethanën aktuale për një angazhim dhe qëndrim humanitar, në të cilin ndërgjegjja globale të drejtohet drejt vëzhgimit të unitetit të fatit njerëzor në shumë çështje madhore, gjë që kërkon bashkëpunim ndërkombëtar, solidaritet dhe pjesëmarrje globale.
  • Pjesëmarrësit gjithashtu rekomanduan si më poshtë:
  • Formimi i një komiteti për të numëruar vendimet, zellin dhe juridiksionin e vlefshëm sheriatik, që u diskutuan në seancat e kësaj konference; nxjerrjen e një kodi të tij; rekomandimin e transmetimit të regjistrimeve të sesioneve të konferencës dhe botimin e hulumtimeve dhe rezultateve të tij, në mënyrë që përmbajtja, metodat dhe provat e tyre të jenë të dobishme për këshillat dhe akademitë e fikhut, institucionet shkencore, studiuesit mjekoligjorë dhe organet që lidhen me kërkimet juridike të fikhut.
  • Domosdoshmëria e aktivizimit të rolit të akademive te fikhut dhe institucioneve të fetvasë me efikasitet të lartë, në të cilat fikhu islam dhe juristët sheriatik janë aktivë për të përballuar emergjencat dhe zhvillimet e reja, të cilat lindin në një botë me zhvillim dhe ndryshim të vazhdueshëm.
  • Domosdoshmëria e ndjekjes së kërkimit shkencor në jurisprudencën emergjente në institucione dhe platforma të ndryshme për kërkime shkencore nga universitete, institute, qendra, revista të specializuara dhe të tjera, si një kontribut nga jurisprudenca bashkëkohore islame në zgjidhjen e problemeve të komunitetit dhe shfaqjen e pasurisë së trashëgimisë së mendimit islam dhe nevojës së njerëzimit për te në çdo kohë dhe vend.
  • Domosdoshmëria për të punuar me të gjitha vendimet, rregulloret dhe masat paraprake të nxjerra nga autoritetet me një kompetencë shëndetësore dhe të sigurisë, me qëllim të përballjes me këtë epidemi dhe që këto vendime të konsiderohen të detyrueshme fetarisht dhe me ligj, për shkak se ato arrijnë, sigurojnë interesat dhe dobitë, largojnë dëmet private dhe ato publike dhe që, kushdo që i shkel ose tregohet neglizhent, të quhet mëkatar dhe meriton që ligjërisht të ndëshkohet.
  • Thirrje të gjithë myslimanëve që të vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre islame dhe humanitare, ligjore dhe civilizuese, në ofrimin e ndihmës së kërkuar të sadakasë, lëmoshave, dhurimeve dhe të punojnë për të plotesuar nevojat e të prekurve.
  • Thirrje të gjithë myslimanëve që të kenë dhembshuri dhe bashkëpunim me shoqëritë e tyre, të tregojnë frymën e altruizmit dhe solidaritetit dhe të mishërojnë moralin dhe vlerat e Islamit në kohë krizash dhe fatkeqësish.
  • Thirrje imamëve, predikuesve dhe platformave intelektuale dhe shkencore për të luajtur rolin e tyre në udhëheqjen dhe mbështetjen e njerëzve shpirtërisht e moralisht nëpërmjet mjeteve moderne të komunikimit, përvetësimit të një ligjërimi të civilizuar, global humanist, përhapjen e shpirtit të shpresës dhe optimizmit, dhe për nxjerrjen në pah të manifestimeve të lehtësimit dhe mëshirës në kohën e pikëllimit dhe fatkeqësisë, për shkak të ndikimit të stabilitetit psikologjik në forcimin e imunitetit fizik .
  • Si përfundim, pjesëmarrësit e konferencës falënderuan sinqerisht Lidhjen Botërore Islame – RABITA-në dhe Këshillin e Emirateve për Fetva për mbajtjen dhe sponsorizimin e kësaj konference, duke përmendur përpjekjet e Sekretarit Gjeneral të RABITA-së, shkëlqesisë së tij dr. Muhamed bin Abdul Kerim Al Isa, njëherit kryetar i Shoqatës së Dijetarëve Myslimanë, dhe përpjekjet e shkëlqesisë së tij, dijetarit Abdullah bin Sheikh Mahfouz bin Beja, kryetari i Këshillit të Emirateve për Fetva, për të paraqitur imazhin e saktë dhe të ndritshëm të mëshirës së Islamit dhe të tolerancës së sheriatit (dispozitave ligjore) në shërbim të vlerave të tolerancës, modernizimit, unitetit islam, vëllazërimit islam dhe të solidaritetit ndërmjet popujve, kulturave dhe feve të ndryshme.
  • Lutemi që Allahu xh.sh. t’u japë sukses, falje dhe ndihmë të gjithëve dhe që t’i bekojë e t’u japë të mirat e Tij Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, udhëheqësisë dhe popujve të tyre dhe të gjithë vendeve e popujve të tjerë dhe që të largojë fatkeqësitë dhe pandeminë nga të gjitha vendet myslimane dhe nga mbarë njerëzimi.
    Paqja dhe salavatet e Allahu qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
    Falënderimi i takon Allahut.
[elfsight_file_embed id=”1″]

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…