Prishtinë, më 19 qershor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar me drejtorin për Diasporë, z. Ekrem Simnica, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar të Zvicrës, njëherësh imamin e xhamisë “El-Hidaje”, Mehas ef. Alijan.

Myftiu Tërnava e falënderoi z. Alijan për vizitën dhe për gjithë kontributin që janë duke dhënë ai dhe Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër për mirëqenien e besimtarëve myslimanë shqiptarë atje. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që edhe më tej të vazhdohet dhe të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve. Myftiu Tërnava çmoi lart angazhimin dhe punën e deritanishme të KMSHZ-së.

Nga ana e tij, kryetari Alija shprehu falënderimet e tij dhe të institucionit që ai drejton për bashkëpunimin dhe për ndihmën e ofruar nga Bashkësia Islame e Kosovës sa herë që është kërkuar një gjë e tillë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Telegram ngushëllimi

KRYESISË SË XHAMISË “BALKAN” – MINHEN, GJERMANI
 TELEGRAM NGUSHËLLIMI “Të Allahut jemi dhe…