Prishtinë, 1 tetor 2021
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava,i shoqëruar nga drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, priti në takim koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, z.Rexhep Gyndyz


Në këtë takim Myftiu Tërnava e njohu mysafirin mbi historinë, organizimin dhe aktivitetet e BIK-ut, duke theksuar se ne vazhdimisht jemi përpjekur dhe kemi dëshmuar se shoqëria jonë kosovare është shoqëri që respekton diversitetin fetar dhe kulturor të të gjitha komuniteteve, ku komunitetet fetare në Kosovë jetojnë në paqe, harmoni dhe dashuri njeri me tjetrin.

Ai më pas tha se Kosova asnjëherë nuk do të harroj mërgatën tonë kudo që të jenë e veçanërisht në Turqi të cilët kanë dhënë një kontribut të madh për Kosovën në të gjitha periudhat.


Nga ana e tij, koordinatori i Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, z.Rexhep Gyndyz shprehu falënderime për Myftiun Tërnava dhe BIK-un që vazhdimisht kanë ndihmuar shqiptarët në Turqi dhe se angazhimi dhe përkujdesja e institucionit të BIK-ut asnjëherë nuk ka munguar.


Në këtë takim po ashtu u fol për një iniciativë me BIK-un për organizimin e 100 vjetorit të shkruarjes të himnit kombëtar turk nga Mehmet Akif Ersoj (pejanit) si dhe u bisedua në shtimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në të mirë të vendit tonë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…