Prishtinë, 27 shtator 2021


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri ef. Bajgora pritën në takim ish Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, hfz. Arif ef. Emini.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje në Bashkësinë Islame, dhe më pas e njohu atë për punën dhe angazhimin e tij dhe e falënderoi atë për punën dhe angazhimin e tij dhënë për mirëqenien dhe jetës fetare të shqiptarëve në Maqedoni e Veriut dhe jo vetëm, ku vlen të përmendet se Arif ef. Emini gjatë luftës së Kosovës kishte sistemuar me duart e tij mbi 20 mijë refugjatë kosovar.


Ish Reisul Ulema i BFI të Maqedonisë së Veriut hfz. Arif ef. Emini falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe vlerësoi punën dhe kontributin që është duke dhënë BIK në të mirë të jetës fetare dhe mirëqenies shoqërore të vendit si dhe dhe njëherit i shprehu ngushëllime të shoqëruara me lutje tek Zoti i Madhëruar pas kalimit në botën tjetër të dr. Rexhep ef. Bojës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…