Prishtinë, 18 gusht 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Siminca, pritën në takim imamin e Bashkësisë Islame Shqiptare “Asr”, Xhelal ef. Kaloshin.

Myftiu Tërnava falënderoi imamin Kaloshi si dhe nëpërmes tij tërë Bashkësinë Islame Shqiptare për punën dhe angazhimin e tyre dhënë për mërgatën tonë atje. Ai tha se mbetet synim dhe përkushtim i tij dhe i institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës ruajtja e raporteve të mira dhe forcimi i tyre në të ardhmen, ndërmjet BIK-ut dhe mërgatës sonë.

Nga ana e tij, imami Kaloshi falënderoi përzemërsisht Myftiun Tërnava dhe institucionit e BIK-ut për pritjen dhe angazhimin e tyre për shqiptarët tanë në diasporë, duke potencuar se bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i aktiviteteve fetare ndërmjet BIK-ut dhe mërgatës duhet të vazhdojë edhe më tutje.

Në këtë takim, drejtori i Diasporës Ekrem ef. Simnica ndau një fletë falënderim për imamin Kaloshi dhe për Bashkësinë Islame Shqiptare “Asr”, në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar dhënë për institucionet edukativo-fetare të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…