Prishtinë, 19 gusht 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka shkëmbyer mesazhe urimi me sekretarin gjeneral të Organizatës për Bashkëpunim Islamik për nder të festës së Kurban Bajramit.

Pas telegram urimit të dërguar nga Myftiu Naim ef. Tërnava, sekretari gjeneral, Jusuf bin Ahmed Al Uthejmin ka uruar festën e Kurban Bajramit, myftiut dhe gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë.

Duke shprehur urimet e tij që festa e Kurban Bajramit të pritet edhe për shumë mote të tjera, ka lutur Zotin që shëndeti, mirësia dhe bereqeti të jenë për shumë e shumë festa të tjera në umetin mysliman.

Urimi i plotë nga Jusuf bin Ahmed Al Uthejmi:

Kam pranuar urimin tuaj me rastin e Kurban Bajramit.

Unë ju falënderoj dhe ua përcjell nderimet dhe respektin, duke ju dëshiruar shëndet si dhe duke lutur Allahun xh.sh që kjo festë të rikthehet dhe shumë mote me mirësi dhe bereqet për ju dhe umetin myslimanë.

Pranoni përshëndetjet dhe respektin tonë të thellë.

Sekretari Gjeneral

Jusuf bin Ahmed Al Uthejmin

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në sesionin e 23-të të Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame

Prishtinë, më 20 prill 2024 Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të…