URIMI I MYFTIUT TË KOSOVËS NAIM EF. TËRNAVA ME RASTIN E VITI TË RI HIXHRI 1442 Prishtinë, 19 gusht 2020 Të dashur vëllezër e motra, Myslimanët anekënd botës në këtë kohë kujtojnë Hixhretin e të Dërguarit të Allahut, nga Meka në Medine, datë që shënoi një pikë kthese në historinë e Islamit dhe fillimin e kalendarit mysliman. Hixhreti është dhe mbetet një frymëzim i fuqishëm në jetën e çdo myslimani, dhe mbart me vete mesazhin për sigurinë, lirinë dhe vlerën e atdheut. Pejgamberi ynë i dashur Muhamedi a.s, paqja qoftë mbi të, na mësoi me shembullin e tij praktik se liria nuk i jepet askujt pa sakrificë dhe na mësoi se këto synime mund të arrihen vetëm përmes sakrificës dhe forcës së besimit. Kjo është arsyeja pse fillimi i vitit të ri Hixhri është një mundësi për të rinovuar zotimin tonë ndaj Zotit dhe atdheut tonë . Lus Allahun e Lartësuar që ky vit i ri Hixhri 1442 të sjellë paqe e mirësi mbi mbarë njerëzimin si dhe të sjellë harmoni në mesin tonë, duke na i bashkuar zemrat tona dhe duke nga forcuar në idealet për prosperitet e paqe. Zoti na bekoftë të gjithë! Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava