Prishtinë, 26 korrik 2021
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës Ekrem ef. Simnica, pritën në takim imamin e Qendrës Shqiptare Fetare dhe Kulturore në Oslo të Norvegjisë, Sabri ef. Jonuzin.
Me këtë rast Myftiu Tërnava shprehu falënderime për Sabri ef. Jonuzin dhe për Qendrën Shqiptare Fetare dhe Kulturore në Norvegji ne Oslo, por edhe tërë diasporën që po ofrojnë ndihmë për Kosovën. Myftiu Tërnava çmoi lart punën dhe angazhimin e kësaj Qendre. Ai edhe një herë përsëriti faktin se Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës vazhdimisht ka mbështetur dhe mbështet mërgatën tonë kudo që gjenden ata.
Nga ana e tij Sabri ef. Jonuzi falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe e njohu atë me aktivitetet dhe gjendjen e mërgatës sonë në Norvegji.