Prishtinë, 19 gusht 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me drejtorin e Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, pritën në takim anëtarin e xhamisë “Nurul Islam” në Monchegladbah të Gjermanisë, z. Dugaxhin Shamollin, i shoqëruar nga sekretari i KBI të Drenasit, Eset ef. Bajraktari.

Myftiu Tërnava në këtë takim shprehu falënderime për veprimtarinë e anëtarëve të kësaj xhamie, por edhe të gjithë mërgatës sonë në diasporë për punën dhe angazhimin e tyre që jeta fetare atje të zhvillohet ashtu siç është më së miri.

Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit të BIK-ut për bashkëpunim dhe për koordinim sa më të mirë të aktiviteteve edukativo-fetare.

Nga ana e tij, z. Shamolli falënderoi përzemërsisht Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe gatishmërinë e tyre që të ketë një bashkëpunim sa më të mirë për të gjithë. Ai gjithashtu përcolli selamet dhe urimet e imamit të xhamisë “Nurul Islam”, Besnik ef. Kadriollit, si dhe të tërë xhematit atje, për Myftiun Tërnava dhe për institucionin e Bashkësisë Islame, si dhe për gjithë myslimanët e vendit, me rastin e fillimit të ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…