Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka filluar me paketimin e produkteve ushqimore për shpërndarjen e tyre për gjithë familjet në nevojë në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit 2020”.

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef.Tërnava, ka vizituar për së afërmi njërën nga depot ku ka parë punën e Shoqatës “Bereqeti” para se të shpërndahen pakot ushqimore.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka thënë se tashmë është arritur dhe tejkaluar objektivi i pakove ushqimore për t’iu dal në ndihmë të gjithë familjeve në nevojë.

Ai ka thënë se ky aksion, por edhe angazhimi shoqatës bamirëse “Bereqeti” do të vazhdojë edhe në të ardhmën.

Drejtori i Shoqatës Bamirëse “Bereqeti”, Behxhet Ajvazi, ka thënë se deri më tani janë grumbulluar mbi 10 mijë pako të produkteve ushqimore dhe se do të vazhdohet edhe në javën e parë të Ramazanit.

Ndërsa, Nexhmi Hoxha, koordinator i “Bereqetit” në Prishtinë, shprehet i kenaqur me rezultatin e arritur deri me tani, por thotë se kërkesa për ndihmë vazhdon të jetë e madhe.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…