Prishtinë, 12 maj 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga  drejtori i diasporës Ekrem ef. Simnica dhe anëtarët e  Kryesisë Bahri ef, Sejdiu dhe Ilmi Krasniqi morën pjesë në përurimin e xhamisë së re në qytetin Vill në Kantonin St. Gallen të Zvicrës. Në një atmosferë impozante dhe festive, të shtunën në mesditë, është realizuar ceremonia zyrtare e hapjes së xhamisë së re, në qytetin e Vil-it, para një publiku në numër të madh, të ardhur nga të gjitha anët e Zvicrës, madje edhe nga Austria, Gjermania, Italia, Danimarka e vendlindja si dhe Reisulema Sylejman ef. Rexhepi,kryetar i BFI të Maqedonisë  me bashkëpunëtor. Pjesëmarrja e autoriteteve shtetërore, politike zvicerane qofshin ato lokale apo kantonale si dhe e autoritetve të kishave të ndryshme vendore, këtë manifestim e shndërronin në një tubim multikulturor e multikonfesional.
Në 12 maj në mbrëmje në sallën e qytetit Vil-it u prezantua një program i larmishëm nga shoqëritë kulturo-artistike shqiptare të Zvicrës si dhe u shfaq monodrama “Zotri Ibrahim dhe lulet e Kuranit” e interpretuar nga aktori Mirush Kabashi. E gjithë kjo ishte planifikuar në shenjë mirënjohje ndaj banorëve të Vilit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin që kanë treguar gjatë ndërtimit të xhamisë.
Kryetari i Kantonit të St. Gallenit, Martin Klöti përshëndeti të pranishmit me përshëndetjen origjinale Islame “Selamun Alejkum” dhe pastaj vazhdoi fjalën e tij rreth  bashkëjetesës, dialogut ndërshoqëror, respektit reciprok, integrimit, mirëkuptimit dhe lirisë së shprehjes të cilat sipas tij janë vlera jetike të shoqërisë zvicerane: “Integrimi, dialogu, respekti reciprok, bashkëjetesa janë vlera të përbashkëta të cilat duhet t`i kultivojmë. Ndërsa dhuna e fundamentalizmi, janë vepra të papranueshme për shoqërinë“-tha ai.

Në këtë manifestim fjalë përshëndetëse pati edhe kryetarja e qytetit të Vilit Susanne Hartmann, prift i Kishës Katolike te qytetit të Vilit Roman Giger dhe shumë personalitete të tjera.

Myftiu Naim ef. Ternava  në fjalën e tij, pasi që i përshëndeti të pranishmit në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe organeve të saja udhëheqëse,luti të Madhin Zot që të i shpërblejë të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e kësaj xhamie, besojmë se kjo xhami do të reflektoi vetëm dritë, paqe, lumturi, harmoni, ardhmëri, besim reciproke, bashkëjetesë të komuniteteve në mes vete. Besojmë shumë se udhëheqësit e kësaj Xhamie do luftojnë çdo gjë  që shkon në dëm të individit, familjes e shoqërisë duke bërë dallimin se punët e këqija si ekstremizmi, radikalizmi e terrorizmi nuk kanë asgjë të përbashkët me atë çka del nga mësimet e xhamive për Islamin fe, se Islami është fe që proklamon vetëm paqe. Urime të gjithëve, besoi se inaugurimi i kësaj xhamie është dhurata ma e madhe në këtë prag të muajit të Ramazanit. Myftiu shfrytëzoi nga rasti të iu urojë të gjithë besimtarëve Islam,muajin e Ramazanit . Në fund të fjalës së tij Myftiu i Kosovës, Naim ef. Ternava e shprehi urimet e tij shpirtërore duke e lutur Allahun xh.sh. për një mirëqenie sa më të mirë të mbarë njerëzisë kudo jetojnë dhe veprojnë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…