Nesim Abdije Mustafi

Procesi i globalizimit tashmë e ka përfshirë botën dhe atë dëshiron ta orientojë se në ç`drejtim duhet të ecë në mileniumin e tretë. Hartuesit e globalizmit premtojnë shoqëri të pasura, në të cilat vlerat tradicionale e kulturore dhe fetë, në një mënyrë, çnivelizojnë dhe kështu fitohet një lloj surogati botëror, kulturor dhe politik, botë në të cilën shoqëritë do të jenë opcione qytetare, botë e cila do të ketë karakter shekullar ku shkenca do ta bëjë të lumtur secilin individ, botë e pasurive materiale dhe e lumturisë. Mendojmë se globalizmi si proces, nuk ka qasje adekuate strategjike ndaj disa çështjeve shumë të rëndësishme. Globalizmi ka lënë pas dore kulturat tradicionale e fetë, dhe ndaj tyre ka shfaqur qëndrim jo të mirë. Ky qëndrim mund të jetë pengesa më e madhe për arritjen e qëllimit të procesit të globalizmit. Hartuesit e këtij procesi thjeshtë lanë pas dore të drejtat dhe liritë qytetare në aspektin e mësimit dhe praktikës fetare dhe kulturore.

 

Kërkesat e disa shoqërive për ta futur mësimin fetar në shkolla si lëndë zyrtare në procesin mësimor, has në moskuptim të plotë në institucionet dhe individët që janë kompetentë për futjen e mësimit fetar. Në këtë mënyrë që në start shkelen të drejtat dhe liritë qytetare me gjithë faktin se globalizmi paraqitet formalisht për afirmimin e këtyre të drejtave. Këto kërkesa reale të besimtarëve i refuzojnë disa individë, të cilët me alergjinë e tyre kamuflojnë gjendjen e tyre të sëmurë duke u fshehur pas perdes a në mbrojtje të shoqërisë shekullariste si “garantues” të barazisë, të drejtave dhe lirive qytetare e vlerave të tjera njerëzore. Këtë mospërmbushje të kërkesave ata e cilësojnë si dëm kolateral. Nëse bëjmë një vështrim në teorinë dhe në praktikën e të drejtave njerëzore, mësojmë se këta të “kujdesshmit”, janë patriotë të mëdhenj në krahasim me ata të cilëve u shkelen të drejtat e njerëzve.

Vështrim mbi statusin e mësimit fetar në dokumentet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut

Deklarata mbi eliminimin e të gjitha formave të jotolerancës dhe diskriminimet mbi baza religjioze ose besimet (Rezuluta e OKB-së, 36/1955) në nenin 5 definon se fëmija mund të marrë arsimim fetar në harmoni me dëshirën e prindërve, respektivisht me mundësi për mosdetyrim për një gjë të tillë, test ky i aftësimit për të mbrojtur nga mostoleranca dhe diskriminimi. E drejta për arsimim fetar dhe promovimin e identitetit fetar të pakicave është theksuar edhe në listën e të drejtave dhe lirive të garantuara në Dokumentin përfundimtar të OSBE-së të Vjenës në vitin 1989. (Neni 16-17, 19). Deklarata e përgjithshme mbi të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara në nenin 18, pos të tjerash, thotë: “Secili ka të drejtën e mendimit të lirë, vetëdijes dhe besimit, e kjo e drejtë nënkupton edhe lirinë e manifestimit, si individualisht ashtu edhe në bashkësi me të tjerët, të besimit apo mësimit fetar, kryerjen dhe mbajtjen e riteve fetare”. Përfundimisht, neni më kryesor, ai 2 i së drejtës protokollare të Konventës europiane mbi të drejtat e njeriut, i detyron shtetet që të respektojnë të drejtën e prindërve që fëmijëve të tyre t`u sigurojnë arsimim në harmoni me besimet dhe bindjet e tyre fetare dhe filozofike. Me rëndësi të posaçme është se ky nen i së Drejtës protokollare, ndër të tjera, fëmijëve të fetarëve u ofron mbrojtje nga indoktrinimi edhe të drejtën e mësimit fetar (mirëpo nuk i mbron nga mësimi në të cilin ofrohen informacione në kundërshtim me fëmijët dhe prindërit besimtarë.). Dokumentet e cekura nxjerrin në shesh të drejtat e njeriut lidhur me mësimin fetar në shkollat shtetërore, edhe pse shumë qytetarë besimtarë nuk janë të njohur me të drejtat e tyre të garantuara dhe të rezervuara.Image

Shumë shtete evropiane mësimit fetar ia hapën dyert në shkollat shtetërore

Gati në të gjitha vendet evropiane mësimi fetar është pjesë përbërëse e planprogramit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme. Praktikisht, në këtë aspekt nuk ka dallime ndërmjet vendeve ish-komuniste dhe shteteve të tjera të Evropës. Përjashtim bën Franca, në të cilën nuk ka mësim fetar në shkollat shtetërore, por ka një numër shumë të madh të shkollave katolike, të cilat janë jashtëzakonisht të suksesshme. Tentimi i socialistëve të Miteranit që në fillim të viteve tetëdhjetë t`i mbyllë shkollat katolike, provokoi një numër shumë të madh (afër 2 milionë) në historinë e Parisit dhe pas së cilës u tërhoqën nga ky tentim.

Në Austri u është mundësuar mbajtja e mësimit fetar të gjitha bashkësive fetare të pranuara, por me kusht që të kenë një numër të caktuar të nxënësve. Feja islame është një prej atyre bashkësive dhe mësim-besimi islam mbahet për vite nëpër shkollat austriake.

Në Gjermani kushtetuta e garanton mësimin fetar në shkollat shtetërore si lëndë “normale”. Përjashtim bën një shtet federal në perëndim të Gjermanisë, krahina e Branderburgut, parlamenti i të cilit vendosi për lëndën shekullariste mbi etikën e religjionit. Shumica në parlament janë socialdemokratët ish-komunist. Lënda është dorëzuar për shqyrtim në gjykatën kushtetuese. Përfundimi nuk është i njohur.

Në Kroaci, gjithashtu, mësimi fetar është lëndë obligative në të gjitha shkollat kroate, në harmoni me dispozitat e Marrëveshjes ndërmjet Vatikanit dhe Republikës Kroate mbi bashkëpunimin në sferën e edukimit dhe kulturës, i nënshkruar në Zagreb më 18 dhjetor 1996.

Në Angli, mësimi fetar është pjesë e planprogramit mësimor, me kusht që prindërit që kanë rezervë ndaj lëndës, mund t`i largojnë fëmijët e tyre. Prindërit kanë mundësinë që t`i largojnë fëmijtë e tyre edhe nga lënda e muzikës, e cila ka përmbajtje fetare si dhe nga lënda e notimit. Ata edhe mund të kërkojnë që fëmijët e tyre në orët e edukatës fizike të mbajnë veshjen që ua mbulon tërë trupin, si dhe – të kenë zhveshtore (kabina) të posaçme e të ndara.

Në Spanjë, mësimi fetar, në rend të parë ai katolik, në shkollat shtetërore është lëndë fakultative (lënda notohet, mirëpo nota nuk merret për bazë me rastin e regjistrimit në shkolla). Në Spanjë dhe Gjermani në pushtet janë socialdemokratët, mirëpo ata mësimin fetar e mendojnë si çështje themelore të të drejtave të njeriut e jo si politikë të ditës.

Në Greqi, si anëtare e Unionit Evropian, ende është në fuqi ligji i vitit 1930, i cili favorizon fenë ortodokse, kurse në mënyrë flagrante shkelen të drejtat e pakicave fetare. Mësimi fetar është i obliguar për nxënësit që deklarohen si ortodoksë. Grekët përkatësinë fetare e shënojnë edhe në letërnjoftim. Kërkojnë që ikonat dhe simbolet fetare t`i eksponojnë në institucionet shtetërore (shkolla, gjyqe, spitale, në lokalet e shërbimeve publike etj.). Mësimdhënësit e lëndës fetare paguhen si nëpunës shtetërorë, ndërsa mësimdhënësit e lëndës fetare joortodokse vihen në pozitë poshtëruese.

Në Irlandë, kushtetuta garanton të drejtën e prindërve që fëmijtë e tyre të arrijnë jo vetëm njohuri fetare, po edhe edukatë fetare. Mësimi fetar është i obliguar edhe në Finlandë, e cila ka dy kisha shtetërore nacionale. Gjithashtu edhe Danimarka, e cila ka një kishë shtetërore. Norvegjia e ka kishën shtetërore si dhe obligueshmërinë e mbajtjes së mësimit fetar. Nëpër shkolla ku ka numër të konsiderueshëm të pakicave fetare, mund të organizohet mbajtja e mësimit fetar. Shteti i pranon dhe i paguan mësimdhënësit e lëndës fetare të tyre. E njëjta situatë është edhe në shtetet e tjera skandinave.

Në Hungari, mësimi fetar është lëndë fakultative dhe nuk është e përfshirë në planprogramet shkollore; mësimdhënësi fetar nuk është anëtar i këshillit mësimor por nëpunës kishtar që e paguan shteti.

Mësimi fetar katolik në Poloni është i obliguar dhe është në kuadër të planprogramit shkollor. Më se 20.000 mësimdhënës fetarë e kanë statusin e mësimdhënësve të rregullt që prej vitit 1997. Për rrogat e tyre vjetore shteti ndan afro 85 milionë dollarë.

Në Itali prej vitit 1985, pas nënshkrimit të marrëveshjes (konkordatit) me Vatikanin, mësimi fetar është lëndë sipas dëshirës. Në Lituani, gjithashtu mësimi fetar është lëndë sipas dëshirës.

E drejtë demokratike e fëmijëve dhe prindërve fetarë është që mësimbesimit fetar t`i hapen dyert në shkollat zyrtare në Kosovë, që edhe fëmijët kosovarë, sikurse edhe fëmijët e Evropës, ta gëzojnë këtë të drejtë dhe në këtë mënyrë të arrijnë dituri mbi fenë së cilës i takojnë, dhe kështu të formojnë bindjen e tyre filozofike mbi botën. Kosova këtu nuk humb asgjë, veçse përfiton shumë. Dhe vetëm në këtë mënyrë Kosova mund të jetë pjesë e Evropës së lirë e kurrsesi rob i saj. Fëmijëve të Kosovës duhet t`u mundësohet financimi i këtij projekti nga tatimet që i paguajnë shoqërisë prindërit e tyre. Të mos hutohemi më me mashtrime të thjeshta spektakulare të tipit dogmatik: Shihni se ç`na bëri përzierja e fesë në politikë në këta dhjetë vjetët e fundit! E keqja që na ndodhi, është kulmi i proceseve të tjera pikërisht për shkak të ateizmit. Për bashkëjetesë, në Kosovë është e nevojshme më tepër se një mohim i thjeshtë i të drejtave dhe lirive të fetarëve, dhe ky mohim nuk është i domosdoshm e as parakusht real për bashkëjetesën e bashkësive të ndryshme fetare dhe etnike. Në të kundërtën, mohimi i fesë bashkëjetesën e bën të pamundur. Fetë thonë se jemi pasardhës të Adamit dhe Evës. Nëse nëpër shkolla do të kishte religjion të vërtetë, atëherë nuk do të kishte vend për pseudoreligjione, të cilat nganjëherë paraqiten si fe zyrtare. Fetë e vërteta dinë të ndërtojnë ura ndërlidhëse, kurse pseudoreligjionet i rrënojnë ato. Fetë e vërteta i respektojnë dhe i ruajnë objektet e veta fetare e të feve të tjera, kurse pseudo-fetë i shkatërrojnë. Varfëria e cila mbuloi Kosovën nuk është rezultat i besimit tonë, por mosbesimit. Muhammedi a.s., kur e tha mendimin e vet mbi gjendjen në shoqëri, ai përcaktoi se gjendja sociale dhe statusi i individit në shoqëri janë të ndërlidhura ngushtë me gjendjen e besimit. Feja është nevojë universale e njeriut dhe vetëm nga ky kënd duhet ta vëzhgojmë. Largimi nga feja dhe degradimi moral si dhe vërsulja nga katastrofa që e kemi pasur në të kaluarën, na kanë lënë hendeqe të thella të urrejtjes që duhet ta tejkalojmë sa më parë.

Ateizmi në Kosovë ka humbur primatin e paprekshmërisë si dhe të përkujdesjes e mbrojtjes shoqërore-shtetërore. Mirëpo ai ende nuk e ka humbur popullaritetin dhe as masivitetin. Ateizmi gjatë 50 vjetve ka pasur monopol ndaj fesë dhe shkencës, ai ngulfati fenë dhe caktoi trendet në shkencë e filozofi duke e riformuluar tërë shkencën në kahje të pushtetit dhe ideologjisë ateiste marksiste. Ato gjenarata intelektualësh që qenë në pushtet, u formuan nën ombrellën ateiste. Ata sot janë ende të fortë dhe persona me ndikim. Religjionin ata e treguan dhe dëshiruan të tregonin si barrë, dhe herë-herë si të rrezikshme.

Pas gjithë këtyre, fesë iu dhurua liria, e cila sipas natyrës edhe i takoi, si e drejtë elementare njerëzore e vetëdijes dhe ndërgjegjes si dhe prezantim i papenguar i rrugës së vet shpëtimtare, prandja duhet përkujdesur që pengesat ateiste të eliminohen përfundimisht.Image

Shtrohet pyetja se cili është ai asociacion dhe autoritet i cili mund dhe duhet ta shtrojë këtë të drejtë demokratike, në mënyrë që mësimbesimi në Kosovë të bëhet lëndë e detyrueshme në kuadër të planprogramit unik mësimor të quajtur “Kurrikul”. Ne mendojmë se duhet të jetë një grup ndërfetar që të hyjë në bisedime në nivel të Kosovës dhe pastaj të zgjerohet me njerëz të cilët munden dhe dëshirojnë të japin kuntributin e tyre autoritativ në afirmimin e të drejtave dhe lirive njerëzore, për realizimin e lirive fetare dhe futjen e mësimbesim në shkollat zyrtare (shtetërore).

Integriteti biblik, talmudian dhe kuranor shpie në sipas principit “Ne dhe të tjerët me ne!”, gjithmonë duke i lënë hapësirë të mjaftueshme për të tjerët, nëse jo të barabartë me vetveten, por të lirë dhe të respektuar që t`i lihet vetvetes në mënyrën e vet të jetesës me ndjenjat dhe besimet. Kjo rrugë është e vështirë, por rezultatet e saj janë tejet të mëdha, sepse kjo është të jesh në pajtim me Zotin dhe i bashkuar në të mirën.

Një ajet kuranor thotë: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vetes, e s`ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. (Kaptina 49, ajeti 13)

Shfaq më shumë në Shkrime

Shfleto

Argumentet për vlerën e natës së 15 të muajit shaban

Një ndër muajt e preferuar, të cilët i ka veçuar Allahu i Madhëruar dhe që i ka dhënë një …