Diplomacia kosovare

Kosova dhe bota islame një vit pas pavarësisë
Më 17 shkurt bëhet një vit nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Një vit i punës së institucioneve të Kosovës të pavarura nga institucionet ndërkombëtare. Njëra prej sfidave me të cilën u ballafaqua Kosova si shteti më i ri në Evropë dhe në botë, gjatë vitit që lamë pas,  pa dyshim se ishte njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe sovranitetit të saj. Në një anë, kishim përpjekjet e institucioneve të Kosovës për sensibilizimin e qeverive të shteteve të ndryshme të botës për njohjen e pavarësisë  së Kosovës, në anën tjetër diplomacia serbe e përkrahur fuqishëm nga Federata Ruse bënte çmos për pengimin e këtyre njohjeve. Çështja më në fund shkoi Asamblenë e  Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku Serbia pati sukses të kaloj rezolutën për Kosovën në Gjygjin Ndërkombëtar të Drejtësisë  në Hagë.

Andaj, pyetja  e cila   shtrohet para institucioneve tona, në veçanti Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, është sa janë arritur qëllimet për njohjen e kësaj pavarësie, e cila për shkak të rëndësisë që ka ishte ndër temat më të përfolura në mediat tona. Çka u bë në këtë drejtim? A u dha maksimumi i mundit apo ka mundur të bëhet edhe më tepër? Cilat janë përpjekjet   dhe rezultatet?

 Me këtë rast do të ndalem në një pjesë të botës. Ajo është bota arabe dhe islame. Këtë po  e bëj për dy arsye: E para për shkak se bota arabe dhe islame  është konsideruar si një potencial  i mundshëm i njohjes së pavarësisë së Kosovës. E dyta lidhur me këtë pjesë të botës ka pasur spekulime të shumta për mundësinë  e njohjes së pavarësisë  së  afërt të Kosovës si nga përfaqësues të lartë të institucioneve tona, por edhe nga përfaqësues të partive politike, dhe prijës të Bashkësisë Islame.

Kosova dhe  bota  islame
Një vit pas shpalljes së pavarësisë, Kosovën e kanë njohur 54 shtete. Prej tyre shtatë shtete islame:( Afganistani, Turqia, Senegali,Burkina Faso, Sierra Leone, Emiratet e Bashkuara  Arabe dhe Shqipëria). Ky numër është tejet simbolik, kur dihet se Organizata e Konferencës Islamike numëron  57 shteteve, duke u llogaritur prej organizatave numerikisht më masovike në kuadër të  OKB-së. Duke u mbështetur në këtë, edhe   përfaqësuesit e  institucioneve tona më të larta politike  në vend  ishin optimist se numri më i madh i njohjeve do  të vijë nga  kjo botë.
Çështja qëndron edhe më keq me botën arabe.  Liga Arabe me seli në Kajro që përbëhet prej 22 shteteve, nga ky grup vendesh   deri më tash Kosovën e ka njohur vetëm një shtet, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Shtrohet pyetja përse ky hezitimi i qeverive të  këtyre shteteve për njohjen e shtetit më të ri të Evropës dhe të botës. Kur dihet se  në aspektin e përqindjes së popullatës të besimit islam, Kosova  ia kalon shumicës së vendeve tjera islame, anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike.. Lidhur me këtë ekzistojnë disa arsye:
E para kompleksi i  establishmentit  tanë politik  ndaj  identitetit tanë fetar islam. Duke  konsideruar atë si diçka që bie  ndesh me vlerat tona perëndimore. Meqenëse ,  me botën islame na bashkojnë vlerat e përbashkëta , ne këtë duhet ta themi hapur dhe pa hezituar fare. Kjo vërejtje i është bërë establishmentit tanë politik nga njeriu i parë Konferencës Islamike, Sekretarit  të Përgjithshëm të  saj aktual, Dr.Ekmeludin Ihsanoglu, një dashamir i madh i shqiptarëve, në një prononcim  të mëhershëm të tij për BBC.
E dyta, popullata e  Kosovës mbi 90% është e besimit islam, atëherë është krejtësisht  e natyrshme që  në projektet tona në zgjerimin e marrëdhënieve   me botën e jashtme të kërkojmë qasje për aderim në Organizatën e Konferencës Islamike. Aderimi ynë  në të, në asnjë mënyrë  nuk   bie  ndesh me aspiratat tona për anëtarësim  në strukturat  euro-atlantike. Ashtu siç është rasti me Turqinë dhe Shqipërinë.
E  treta, të insistohet  realizimin e një  vizite të nivelit më të lartë   në  shumicën e metropoleve  arabe dhe islame, për tu shpjeguar liderëve të atyre vendeve nga dora  e  parë për realitetin e ri të krijuar në Kosovë   dhe aspiratat e saj si një shtet i ri që dëshiron të jetë faktor stabiliteti në Ballkan dhe më gjerë. Me këtë do të demantohej propaganda serbe lidhur me Kosovën, e cila është e  pranishme  në shumicën  e këtyre vendeve.
Megjithatë, nuk mund të mohohet fakti se deri më tash ka pasur kontakte dhe vizita në disa vende të botës arabe dhe islame, qofshin ato të nivelit të institucioneve qeveritare, apo të shoqërive civile. Çështja e Kosovës vazhdimisht ishte prezent në mediat arabe dhe islame. Ajo që lypëset të bëhet në periudhën vijuese, është një presion më i madh dhe direkt në qeveritë e këtyre vendeve, për  të  arritur rezultate më të mëdha në njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe shtrirjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Shfaq më shumë në Shkrime

Shfleto

HIXHRETI I PEJGAMBERIT A.S.– NJË FAQE E RE NË HISTORINË E NJERËZIMIT

(Shkruan: Resul ef. Rexhepi) إِلَّا تَنصُرُوهُ فَقَدْ نَصَرَهُ اللَّهُ إِذْ أَخْرَجَهُ الّ…