Departamenti i Gruas shpall konkurs për ese me temën: “Muhamedi a.s. shëmbëlltyrë e njerëzimit” Me këtë konkurs, synohet të nxiten të rinjtë, nxënës e studentë, në njërën anë të ushtrojnë aftësitë e tyre shkrimore e letrare dhe, në anën tjetër, të shprehin njohuritë e të shfaqin dashurinë për më të mirin e njerëzimit, Muhamedin a.s., të cilin Zoti, siç e thotë në Kuran, e ka dërguar mëshirë për të gjithë. Kriteret e esesë janë: · Të jetë krijim origjinal · Të mos jetë botuar më parë · T’u përmbahet rregullave të shkrimit standard Të jetë e gjatë 1-2 faqe Konkursi vlen për të dy gjinitë, mosha e atyre të cilët kanë të drejtë konkurrimi është nga 15 deri në 25 vjeçare. Për të marrë pjesë, dërgoni esenë në adresën: [email protected], në e-mailin: [email protected] , ose në faqen tonë në facebook: “koswomen Bik” Afati i fundit i dërgimit të eseve është më 12 nëntor 2017. Çmimet: Çmimi i parë: 100€ Çmimi i dytë: 70€ Çmimi i tretë:50€ Esetë do të vlerësohen nga një juri profesionale dhe tri të parat do të botohen në revistën “ Dituria islame”. Gjithashtu do të keni mundësinë të përfitoni një set me botime të BIK-ut. Ndarja e çmimeve do të bëhet në ceremoni festive në Muajin e Mevludit.