Konkurs Data:10.08.2021 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë shpall: K O N K U R S Për plotësimin e vendit të lirë të punës: Inkasant pranë KBI-së Podujevë në terrenin që e cakton ky Këshill. Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte: 1. Të kenë të kryer medresenë e mesme “Alauddin” Prishtinë; 2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit; 3. Të kenë aftësi komunikuese që kanë të bëjnë me punën e inkasimit të anëtarësisë; 4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht; 5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar; 6. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës. Dokumentet e kërkuara: Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente: * Diploma e Medresesë; * Certifikata e lindjes; * Certifikata shëndetësore; * Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar; * Vërtetimi për përvojën e punës; * CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional; * Letërnjoftimi (fotokopje). Të gjitha dokumentet e tjera të jenë në origjinal! Vërejtje: Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës. Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim. Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIK-ut.